LAJMI I FUNDIT:

Në gusht u rritën infektimet me COVID në Shqipëri/ ISHP: Duhet të rivaksinohemi

Në gusht u rritën infektimet me COVID në Shqipëri/ ISHP: Duhet të rivaksinohemi

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon rritjen e incidencës së infektimeve me COVID-19. Sipas ekspertëve nga 2,65 për 100 mijë banorë që ishte në muajin korrik, ka shkuar në 2,9 në muajin gusht.

Ajo që vlen të theksohet është rritja e shtrimeve në spitale si në Infektiv tek të rriturit ashtu edhe ne Pediatri tek të vegjlit. Madje tek te rritur nuk kanë munguar as vdekjet.


“Vëmë re se gjatë muajit gusht është rritur goxha incidenca, nga 2,65 ka vajtur ne 2,9  për 100.000 banorë. Pozitiviteti  mostrave është rritur ndërkohë që duhet të theksojmë se jo të gjithë personat me shenja të lehta klinike testohen.

Një pjesë testohen dhe një pjesë neglizhojnë pasi janë të lodhur nga kjo situata e COVID. Shërbimi infektiv tek të rriturit referon se ka shtim të shtrimeve madje ka shtim të rasteve të personave të pavaksinuar, persona që nuk e kanë kaluar asnjëherë COVID në dijeninë e tyre dhe tani kanë rënë në kontakt me virusin.

Ka edhe dy persona të shtruar që e kanë kryer vaksinimin bazal por janë vaksina që janë aplikuar që në vitin 2021 dhe efekti i vaksinës ka kaluar,“ thotë shefja e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, Rovena Daja.

Ekspertët sqarojnë së të vaksinuarve gjatë 2021 u ka rënë tashmë efekti ndaj duhet ata duhet të vaksinohen sërish ndaj nënvariantit të ri të Omicron që po qarkullon aktualisht.

“Kjo tregon se do të kemi në vazhdim një rritje të infektimeve. Situata mund të çojë në rritjen e rasteve. Atëherë personat që janë të pavaksinuar ose kanë marrë dy dozat përforcuese që në fillim në vitin 2021, efekti i vaksinës ka filluar të ulet dhe e vetmja armë që mund të na mbrojë është vaksinimi.

Aktualisht neve mund të kemi variantin e ri sepse sekuencimi nuk është bërë i mundur ende, por ndërkohë ky është nënvariant i Omicron-it dhe vaksina që kemi në Shqipëri është vaksina bivalente për variantin e Omironit BA.4 dhe BA.5 dhe na mbron plotësisht nga varianti që kemi në qarkullim.

Prandaj unë do të thoja që jo vetëm vaksinimi bazal nuk na mjafton por duhet të kemi vaksinim booster dhe ne presim që gjatë muajve shtator dhe tetor njerëzit të bëjnë një vaksinë booster ndaj COVID dhe ndaj gripit”, tha ajo.

Të parët që duhet të vaksinohet janë personat mbi 60 vjeç, ata mbi 50 me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe personeli mjekësor./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori