LAJMI I FUNDIT:

Në Gostivar ndërtohet park përkujtimor për viktimat e aksidentit në Llaskarcë

Në Gostivar ndërtohet park përkujtimor për viktimat e aksidentit në Llaskarcë

Me qëllim përkujtimin e tyre me iniciativë të familjarëve të viktimave nga tragjedia e Llaskarcës, Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi”, në parkun e vogël në qendër të qytetit mbolli 16 pemë në përkujtim të 16 viktimave nga kjo tragjedi.

Periudhën në vijim, do të bëhet edhe rregulli hortikulturor i hapësirës dhe do të vendoset një pllakë përkujtimore me emrat e 16 të ndjerëve.


“Ne e mbështetëm këtë nismë dhe dhamë një kontribut. Një pjesë e hapësirës në parkun e vogël do të rregullohet hortikulturisht në periudhën e ardhshme dhe do të përfaqësojë një vend të denjë që do të mbajë kujtimin e jetëve të humbura tragjikisht”, tha Senad Asani, drejtor i NP “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi”.

Sonja Avramoska, nëna që humbi djalin e saj të vetëm dhe një nga nismëtaret porositi që të ruhet kujtimi për viktimat dhe ky vend të jetë simbol i një dashurie.

“Këto gjashtëmbëdhjetë pemë janë simbol i një dashurie. Një pemë, një jetë, një zemër për të gjithë dhe të gjashtëmbëdhjetë në jetën tonë do të jenë përgjithmonë. T’i kujtojmë dhe të mos harrohet e mos përsëritet kurrë”, tha Avramoska.

Sinisha Ristoski, vëllai i të cilit humbi jetën në tragjedinë e autobusit, kujtoi procesin që po vazhdon për të katërtin vit para gjykatave për të përcaktuar fajësinë siç tha në rastin që i dha goditje të rëndë atyre dhe gjithë qytetit.

“Kjo periudhë është e vështirë dhe e dhimbshme për shkak të procesit gjyqësor maratonë i cili ndikon në shëndetin e të gjithë neve. Ai është ngatërruar në labirintet gjyqësore dhe sikur pritet që kujtimet të zbehen dhe tragjedia të harrohet. Megjithatë, shpresojmë se e vërteta dhe drejtësia të dalin në shesh”, tha Ristoski.