Ka shkuar në 17 numri i të arrestuarve në operacionin policor antidrogë të koduar “Andromeda”në Gjirokastër.
Sipas Policisë gjatë fazës së tretë të këtij aksioni u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.
Për 10 prej tyre e ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” ndërsa për 2 “Arrest në shtëpi”.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me 5 të tjerë të arrestuar në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë etj.
Masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
– Herolind Haskaj
– Dorian Osmani
– Kevin Gega
– Bledar Caka
– Redon Gjini
– Elidon Tocka
– Ilia Koçollari
– Eno Dulaj
– Thoma Karanxha.
– Ervis Çelo
Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”,
– Elvin Norra dhe Mario Feruni.
Njoftimi i Policisë Gjirokastër
DVP Gjirokastër/Finalizohet faza e tretë e operacionit policor antidrogë të koduar “Andromeda”.
Shkon në 17 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.
Operacioni, si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Gjatë fazës së tretë u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 shtetas (10 prej tyre me masë sigurie “Arrest në burg” ndërsa 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.
Në vijim të hetimit të kryer me metoda proaktive në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Andromeda”, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit:
– H. H., 38 vjeç, D. O., 38 vjeç, K. G., 26 vjeç, B. C., 42 vjeç, R. Gj., 33 vjeç, dhe E. T., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.
– I. K., 49 vjeç, E. D., 22 vjeç, E. Ç., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Si dhe për shtetasin Th. K., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. N., 25 vjeç dhe M. F., 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me 5 të tjerë të arrestuar në datat 25.10.2024 dhe 13.11.2024, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.
Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik”, për shtetasit L. K., 32 vjeç dhe O. B., 29 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrolleve të ushtruara për të gjetur provat materiale me qëllim të dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë etj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

KQZ tregon sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të 2025-ës

Rama uron Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 komandant!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit