LAJMI I FUNDIT:

Në Gjinekologjinë e QKUK, sivjet 700 lindje më pak

Në Gjinekologjinë e QKUK, sivjet 700 lindje më pak

Në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2019 u lindën 9242 foshnje. Krahasuar me vitin 2018 këtë vit u lindën rreth 700 foshnje më pak.

Drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismajli vitin 2019 po e vlerëson si të suksesshëm dhe të karakterizuar me punë të madhe.


Përveç lindjeve të shumta ai bën të ditur se gjatë këtij viti u kryen mbi 6 mijë intervenime të ndryshme gjinekologjike.

“Viti 2019 klinikën tonë e ka karakterizuar me një punë të madhe. Kemi pasur diku 9242 lindje. Kemi pasur 6 mijë e 45 operacione, ku hyjnë operacionet selektive, po ashtu edhe lindjet me prerje cezariane. Mund të themi se ka qenë një vit i suksesshëm sa i përket ofrimit të shërbimeve shëndetësore, operacioneve, investimeve dhe rregullimit të klinikës si dhe mirëqenies së pacientëve”, thotë ai, për Ekonomia Online .

Pavarësisht që ende nuk i kanë siguruar të dhënat nga spitalet rajonale, Ismajli thotë se trendi i lindjeve është në rënie.

“Ka rënie të natalitetit në krahasim me vitin e kaluar, pasi që në 2018 kemi pas 9950 lindje, kurse deri tani kemi 9242 lindje. Pra është një rënie e numrit të lindjeve, edhe pse ne nuk i kemi ende statistikat të spitaleve regjionale dhe të spitaleve private. Megjithatë, nuk është një rënie për t’u theksuar”, shton Ismajli.

Sipas tij shkaktarët kryesorë për rënien e natalitetit mbeten planifikimi familjar, kushtet jo të mira ekonomike, por që tashmë i është shtuar edhe migrimi i të rinjve.

“Mendoj se shkaktarët të cilët kanë ndikuar në këtë rënie janë planifikimi familjar, pastaj kushtet socio-ekonomike, po ashtu edhe migracioni që nuk duhet anashkaluar pasi që një numër i madh i të rinjve kanë filluar të migrojnë”, thotë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori