LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në javën e fundit janë shënuar 11 vdekje si pasojë e COVID-19.

Haziri theksoi se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem.


“Fatkeqësisht, në javën e fundit kemi regjistruar 11 të vdekur. Gjendja në Spital dhe QKMF është e rënduar. QKMF tashmë po funksionon me tri ekipe në terren, ku gjatë të enjtes janë realizuar 86 vizita në shtëpi”, ka thënë Haziri në konferencën për media pas takimit me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai theksoi se nga sot në mbrëmje, Gjilani hyn në kategorinë e komunave që është në zonën e kuqe, ku për dy javë e ardhshme do të jetë ‘lock down’, për ta parandaluar me çdo kusht përhapjen e sëmundje.

“Por, nuk mbyllen shkollat, objektet fetare, institucionet dhe jeta e përditshme. Kufizimi vlen prej orës 19:00, ku ndalohet qarkullimi i qytetarëve, pa arsye të fortë. Besoj që me solidaritet duhet ta përballojmë”, tha Haziri.

Në këtë konferencë, siç bëhet e ditur në njoftim, përveç Hazirit, ka folur edhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili dhe drejtoresha e QKMF’së, Arbenita Hajdari, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që t’i zbatojnë masat mbrojtëse kundër përhapjes së virusit.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan është si vijon: 5773 teste të realizuara, 1909 të infektuar në total, 1357 të shëruar, 493 raste aktive, 60 të vdekur, 59 në hospitalizim dhe 285 mostra në pritje për rezultat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori