LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan bie numri i personave të infektuar me COVID-19 dhe i të hospitalizuarve

Në Gjilan bie numri i personave të infektuar me COVID-19 dhe i të hospitalizuarve

Nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ismajli ka konfirmuar se në dy ditët e fundit, në këtë komunë ka ulje të infeksionit me COVID-19, sikurse edhe të të hospitalizuarve.


“Pavarësisht kësaj, unë apeloj tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat anti-COVID-19 sepse lufta kundër virusit vazhdon edhe më tutje, edhe atë në mënyrë agresive. Duke iu dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë, i lus që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte”, tha Ismajli.

Situata e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 7642 mostra, 3014 kanë rezultuar pozitivë, 2753 janë shëruar, 93 e kanë humbur betejën me virusin, 169 raste janë aktive, 36 në hospitalizim dhe 64 mostra në pritje për rezultat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori