LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan 265 raste aktive me coronavirus, nga më shumë se 500 sa ishin para dhjetë dite   

Në Gjilan 265 raste aktive me coronavirus, nga më shumë se 500 sa ishin para dhjetë dite   

Komitetit i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur mbledhjen e radhës për vlerësimin e përballjes me virusin në dy ditët e fundit.

Nënkryetari Ismajli ka thënë se edhe më tutje situata mbetet alarmante, por sipas tij, lajmi i mirë është se ditëve të fundit kemi një rënie të infeksionit, ku aktualisht janë 265 raste aktive me COVID-19, nga më shumë se 500 sa ishte para dhjetë ditësh.


Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve kosovare të cilat janë në përputhje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit e përballjes me pandeminë që prej 13 marsit është si vijon: nga 7246 testime, 2850 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2500 të shëruar, 85 të vdekur, 265 raste aktive, 56 të konfirmuar me COVID në hospitalizim dhe 120 mostra në pritje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori