LAJMI I FUNDIT:

Në garën e balotazhit, kandidatët të përballen me ide e projekte e jo akuza (VIDEO)

Në garën e balotazhit, kandidatët të përballen me ide e projekte e jo akuza (VIDEO)

Në emisionin “Përballje” është diskutuar për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe se çfarë pritet të ndodhë në garën e balotazhit, ku shumica e komunave kryesore në vend kanë shkuar në raund të dytë.


Mjellma Hapçiu Alijaj ka thënë se Demokracia në Veprim (DnV) vlerëson se zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 kanë përmbushur standardet, ndërkombëtare ashtu edhe ato vendore, në organizimin e zgjedhjeve – me përjashtim të disa problemeve teknike dhe problemeve në komunat me shumicë serbe.

“Në komunat me shumicë serbe, ndaj votuesve të komunitetit të njëjtë është ushtruar presion për të votuar. Një pjesë e këtij presioni ka ardhur nga votuesit të cilët në mënyrë të organizuar kanë ardhur nga Serbia për të votuar. Janë shënuar edhe një numër i parregullsive të cilat në përgjithësi nuk e kanë dëmtuar mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor”, ka deklaruar Alijaj.

Ndër problemet më serioze që ka shoqëruar procesin zgjedhor ka qenë mospërputhja e fletëvotimeve për kryetar të komunave, me ato për kuvendet komunale, që është verifikuar përmes dengjeve të fletëvotimeve.

“Parregullsitë të cilat janë evidentuar në ditën e zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës kanë qenë prania e materialit propagandues në afërsi të qendrave të votimit, mungesa e materialit zgjedhor, prania e personave të paautorizuar, fotografim i votës, votimi familjar, asistim i votuesve më shumë se një herë, votim jashtë kabinës së votimit si dhe problemet me lisat e votuesve”, ka thënë Alijaj në emisionin “Përballje” të transmetuar në RTV Dukagjini.

Në anën tjetër, Bekim Baliqi, profesor i shkencave politike në UP, thotë se pret nga kandidatët – që kanë mbetur në garën e balotazhit – ta zhvillojnë më shumë diskutimin në programin e tyre, duke ofruar zgjidhje konkrete e ballafaqim real, e jo debate me akuza e kundër akuza.

“Fushata një muaj është e stërzgjatur. I konsumon shumë shpejt dhe krijon njëfarë hezitimi tek votuesit për të votuar. Po ashtu, votuesit nuk tregojnë interes që të dëgjojnë programet e partive politike”, ka deklaruar Baliqi në emisionin “Përballje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori