Një tren ka goditur një veturë në afërsi të Fushë Kosovës sot pasdite, duke shkaktuar vdekjen e shoferit të automjetit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në afërsi të fshatit Miradi të Fushë Kosovës.


Sipas burimeve policore, deri te aksidenti ka ardhur kur vetura, duke kaluar binarët e hekurudhës në një rrugë pa mbrojtëse, është goditur nga treni, raporton KALLXO.com.

Raportohet se viktima është punëtor i hekurudhës.

Fuqia e trenit që po lëvizte ka bërë që ta bartë veturën në një largësi prej 110 metrash.

Policia dhe ekipet e tjera të shpëtimit kanë dalë në vendngjarje.

aksident treni 2 1

aksident treni 3