LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosovë, policia bllokon rrugën për mjet të dyshimtë, në çantë gjen një kukull (Foto)

Fushë Kosovë, policia bllokon rrugën për mjet të dyshimtë, në çantë gjen një kukull (Foto)

Nën dyshimin për praninë e një mjeti të dyshimtë policia sot pasdite ka bllokuar një pjesë të rrugës “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.

Policia ka marrë informatën se në hapësirën te lokali “Plus-Minus” në Rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë,  ndodhet një çantë e dyshimtë, raporton Telegrafi.


Për më tepër se një orë njësiti i Forenzikës së Policisë së Kosovës ka ndërmarr masat dhe ka zhvilluar veprimet e nevojshme për identifikimin dhe largimin e mjetit të dyshimtë.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, pas verifikimit të çantës së dyshimtë, në të është gjetur një lodër-kukull.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Më datën 30.05.2017, rreth orës 18:20 është pranuar informata se në rrugën ‘Hysen Xhakolli’ në Fushë Kosovë është vërejtur një valixhe e dyshuar. Njësiti policor ka arritur në vendin e ngjarjes, kanë ndërmarr veprime te nevojshme hetimore dhe masat për të siguruar vendin e ngjarjes, poashtu është njoftuar njësia përkatëse për trajtim të mjeteve të dyshuara dhe pas verifikimeve te kryera ka rezultuar që nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet të dyshuar brenda valixhes dhe nuk ka nevojë për kurrfarë shqetësimi. Rruga është liruar për qarkullim”, ka thënë Hoxha./Telegrafi/