LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën kundër Dhunës në Baza Gjinore, Biblioteka Kombëtare merr ngjyrë portokalli

Në Ditën kundër Dhunës në Baza Gjinore, Biblioteka Kombëtare merr ngjyrë portokalli

UN Women sonte organizoi hapjen e Fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila është shoqëruar me ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në ngjyrë portokalli.

Në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, u tha se vetëm në vitin e fundit janë vrarë gjashtë gra dhe një fëmijë Me këtë rast, Karin Hernmarck Ahliny ambasadore e Suedisë në Kosovë tha se ende ndodhë në shumë vende të botës dhuna ndaj grave, gjë që janë krimet e vetme që ka turpërim dhe viktimizim, e cila duhet të ndryshojë.


Ambasadorja Hernmarck Ahliny për këtë çështje shqetësuese tha se duhet humanitet dhe respekt për njëri tjetrin. “Ne duhet të flasim për sjelljen e personave, të cilët i kryejnë këto krime, andaj, këto pëlhura të portokallta na ndihmojnë neve që ta ngrisim këtë çështje, të vendosim në tavolinë dhe të bëjmë që të njihen të gjitha ato vlera tona të humanitetit dhe respektit që duhet t’ia dërgojmë njëri tjetrit si qenie njerëzore, jo një person ndaj të cilit mund të ushtrohet çfarë do dhune, sepse ka kosto sociale kundër jush”, deklaroi Hernmarck Ahliny.

Ndërsa, Ulirika Rikarson koordinatore për Zhvillim nga ekipi i Kombeve të Bashkuara për Kosovë, tha se janë shpenzuar gjashtë muaj ditë për të diskutuar dhe debatuar rreth këtij krimi i cili po vazhdon që t’i prek shoqëritë dhe vendet në mbarë botën.

Rikarson tha se një në tri gra i janë nënshtruar dhunës seksuale, që për të është një fenomen për të cilin duhet me ndërruar qasjen sistematike shoqërore.

“Në dëgjuam se një në tri gra janë nënshtruar dhunës seksuale, mirëpo kur mendojmë rreth kësaj, nëse kemi në familje një nënë dhe dy vajza, një nga to në fakt sipas statistikave është prekur dhe një nga ne këtu jemi të prekur. Kjo nënkupton se ne kur po flasim për rastet e izoluara, po flasim për diçka që është relativisht sistematike dhe është skalitur në shoqërinë tonë, dhe në duhet së bashku në mënyrë të barabartë një qasje sistematike shoqërore rreth kësaj”, theksoi Rikarson.

Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifeete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott.

Edhe Shpat Miftari, nga UN Women, theksoi se në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave duhet kujtuar se vetëm në vitin e fundit janë vrarë gjashtë gra dhe një fëmijë.

Andaj, ai shtoi se janë mbledhë këtu që të ketë një zotim për angazhim për të luftuar këto dukuri negative.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori