LAJMI I FUNDIT:

Në fundjavë mbahet takimi vjetor i bjeshkatarëve në Bogë-Rugovë

Në fundjavë mbahet takimi vjetor i bjeshkatarëve në Bogë-Rugovë

Shoqata Bjeshkatare dhe Alpiniste “Gjeravica” organizon takimin vjetor të bjeshkatarëve në Bogë- Rugovë këtë fundjavë.

Ky takim do të mbahet në kompleksin turistik “Rugova Relax”, ku pritet që pjesëmarrës të jenë më shumë se 200 bjeshkatar nga Kosova dhe rajoni.


Takimet e bjeshkatarëve janë evente tradicionale të organizuara nga Shoqatat e ndryshme bjeshkatare në Kosovë. Këto takime kanë karakter social, vetëdijesues dhe rekreativ.

Aspekti social i këtyre takimeve konsiston në krijimin dhe zhvillimin e kontakteve në mes të bjeshkatarëve nga vendet e ndryshme të Kosovës dhe rajonit.

“Aspekti vetëdijësues i këtyre takimeve konsiston në promovimin e rëndësisë së ruajtjes së natyrës dhe jetës së shëndetshme. Karakteri rekreativ i këtyre takimeve ka të bëjë me organizimin e ecjeve bjeshkatare, ku jepet mundësia e vizitës dhe e promovimit të bukurive natyrore të bjeshkëve të Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Në vazhdën e këtyre takimeve Shoqata Bjeshkatare “Gjeravica” planifikon organizimin e eventit “Takimet Bjeshkatare Gjeravica 2016”, e cila ka si qëllim kryesor prezantimin dhe promovimin e bukurive natyrore të bjeshkëve të Pejës si dhe atraksioneve natyrore të cilat kanë filluar të funksionojnë rishtazi në regjionin e Pejës.

Takimet Bjeshkatare “Gjeravica” kanë një histori të gjatë. Duke qenë Shoqëria Bjeshkatare më e vjetër në Kosovë dhe në rajon, këto takime në të kaluarën kanë pasur jehonë të gjerë pothuajse në të gjithë Jugosllavinë!

“Nëse i ndajmë këto takime në dy periudha, atë të para vitit 1999 dhe pas vitit 1999, të dyja periudhat i kanë pasur sukseset e saja. Vlen të përmendet takimi i vitit 1978 i organizuar në Milishevc i cili mblodhi plot 3000 bjeshkatarë nga e gjithë Jugosllavia. Sa i përket periudhës së pasluftës, respektivisht pas vitit 1999, vlen të përmenden organizimet e vitit ‎2006-2009 ku kishte një numër i madh i pjesëmarrësve, me afërsisht nga 300 pjesëmarrës”, thuhet në njoftim.

Referuar njoftimit, vitet e fundit shënojnë një rënie në aktivitetet bjeshkatare të Shoqatës “Gjeravica” e cila reflektohet edhe në organizimin vjetor takimet bjeshkatare.

Sidoqoftë, në muajin prill të vitit 2016, nga mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm të Anëtarëve të SHBA “Gjeravica” u emërua kryesia e re e cila sjelli një dinamizëm të shtuar të aktiviteteve bjeshkatare.

Në frymën e ndryshimeve brenda kryesisë së Shoqatës “Gjeravica”, ekziston një frymë e re edhe në organizmin e “takimeve bjeshkatare”.

Kjo frymë e re reflektohet në ide të reja për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve turistike të kësaj natyre që i ofron Komuna e Pejës.

Pjesë e këtij organizimi do të jetë ngjitja për në majën e Hajlës në lartësi prej 2403 metra lartësi mbidetare, e cila do të realizohet të shtunën me datë 17 Shtator.

Poashtu për bjeshkatarët dhe pjesëmarrësit e interesuar do të ketë edhe organizime të tjera siç janë, çiklizmi malor, vizita në shpellën tek kilometri i tetë, si dhe padyshim atraksionet më të mëdha natyrore në qytetin e Pejës, Via Ferrata dhe Zip Line.

Shoqata “Gjeravica” i fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë organizim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
“LDK refuzon farsën e darkave” - Abdixhiku thotë se PDK u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

“LDK refuzon farsën e darkave” - Abdixhiku thotë se PDK u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Lajme
KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terrositëve nga Banjska - Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin

KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terrositëve nga Banjska - Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin

Lajme
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
Kalo në kategori