LAJMI I FUNDIT:

Në fund të orarit dorëzoi pazarin ditor në vlerë prej 400 eurosh të falsifikuar, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Në fund të orarit dorëzoi pazarin ditor në vlerë prej 400 eurosh të falsifikuar, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ka arrestuar të dyshuarin SH.J. më 05.06.2022 pasi i njëjti derisa kishte punuar si kamarier në një kafiteri të një fshati të Novobërdës, në fund të orarit, rreth orës 23:00 kishte dorëzuar pazarin ditor tek pronari në vlerë prej 400 euro, të cilat para dyshohet se ishin të falsifikuara.

Lidhur me rastin më datën 06.06.2022 Njësia e krimeve ekonomike në Gjilan kanë sekuestruar përkohësisht 400 euro, ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe më pastaj është arrestuar i dyshuari.


I dyshuari i lartshënuar me veprimet e tij dyshohet për veprën penale “Falsifikim i Parasë”.

Më datën 06.06.2022, në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas autorizimit është intervistuar i dyshuari SH.J. dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/