Koreja e Veriut më në fund është deklaruar rreth vdekjes së Kim Jong-Nam, gjysmë vëllait të diktatorit Kim Jong-Un.

Siç edhe është pritur, Koreja e Veriut ka hedhur poshtë pretendimet e bazuara në rezultatet e obduksionit të kryer nga autoritetet e Malajzisë, ku thuhej se Kim Jong-Nam është helmuar me një lloj të helmit të quajtur VX, transmeton Telegrafi.


2 12

Në Phenian thonë se Kim sipas të gjitha gjasave ka vdekur nga sulmi në zemër, duke marrë parasysh faktin se ai vuante nga shtypja e lartë e gjakut dhe diabeti.

“Nëse është e vërtetë që është përdorur helmi, atëherë pse mostrat nuk janë dërguar në OPCW (Organizatën që merret me armët e ndaluara kimike)”, ka deklaruar zëvendësambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/