LAJMI I FUNDIT:

Në emisionin e një prej shoumenëve më të njohur, përmendet rasti i të riut nga Kosova që përpiu telefonin Nokia 3310

Në emisionin e një prej shoumenëve më të njohur, përmendet rasti i të riut nga Kosova që përpiu telefonin Nokia 3310

Javën që lamë pas një ngjarje e pazakontë që ka ndodhur në Kosovë është bërë lajm në mediat ndërkombëtare – madje disa edhe filluan të tallen.

Bëhet fjalë për rastin e një 33-vjeçari i cili kishte përpirë telefonin mobil, dhe që për t’ia nxjerrë është nevojitur ndërhyrja e kirurgëve në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, transmeton Telegrafi.


33-vjeçari i burgosur emri i të cilit nuk është zbuluar, ishte dërguar në gastroenterologji, ku mjekët i nxorën nga barku telefonin Nokia 3310.

Lajmin e kishte konfirmuar edhe mjeku Skender Telaku, i cili tha se pas ndërhyrjes së mjekëve pacientit i është nxjerrë telefoni mobil nga barku.

Mjaftoi vetëm kaq që mediat të ndryshme nga bota të raportojnë për këtë ngjarje të pazakontë. Kështu ndodhi edhe më shoumenin e njohur britanik James Corden, i cili në shoun e tij The Late Late Shoë with James Corden, përmendi se si një person kishte gëlltitur tërë telefonin diku në Kosovë.

“Kalojmë në Kosovë ku kirurgët kanë arritur të largojnë nga trupi i një njeriu telefonin Nokia. Është e vërtetë, shikoni pamjet e rëntgenit. Një njeri e ka përpirë telefonin Nokia”, tha Corden.

E për ta bërë emisionin e tij sa më qesharak, filloi edhe të hamendëson se nga cila pjesë e trupit ky person ka mundur ta fus në bark telefonin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kopshti Shadzeh i Iranit,

Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"

Interesante
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Interesante
Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Fun
Kalo në kategori