LAJMI I FUNDIT:

Në Egjipt zbulohet busti i perandorit Mark Aurelit

Në Egjipt zbulohet busti i perandorit Mark Aurelit

Arkeologët kanë gjetur bustin e perandorit romak Mark Aurelit në Aswan, qytet në jug të Egjiptit, njofton Ministria e Antikiteteve të Egjiptit.

Mark Aureli ishte një nga të ashtuquajturit “Pesë perandorët e mirë”. Njihet edhe për njohurit e tij filozofike dhe si praktikues i stoicizmit.


Tempulli Kom Ombo

Busti u gjet në Tempullin Kom Ombo, gjatë punimeve për mbrojtjen e zonave të ujërave nëntokësore.

Arkeologët gjithashtu gërmuan objekte që i përkisnin hyut Pattah-Neba, në Karnak të Luksorit. Po ashtu është gjetur një panel prej guri me dash dhe patë të skicuar në një tavolinë ofrimi.

Më herët gjatë marsit, arkeologët në Tempullin Kom Ombo gjetën statujën e Ramzesit të II-të. Hulumtuesit shpresojnë se do të arrijnë të gërmojnë edhe monumente tjera me vlerë historike dhe për kulturën botërore.

Tempulli Kom Ombo që është i hapur për publikun është i veçantë sepse i dedikohet dy zotave të ndryshojmë: Sobek dhe Haroeris. /Telegrafi/