LAJMI I FUNDIT:

Në dy vjetorin e fitores së 14 shkurtit, Kurti: Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona

Në dy vjetorin e fitores së 14 shkurtit, Kurti: Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dy vjetorin e fitores në zgjedhje parlamentare.

Ai ka theksuar se 14 shkurti i dy viteve më parë ishte datë kur fitoi populli dhe demokracia.


“Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik. Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikmëri dhe devotshmëri”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Kurti i rrethuar nga bashkëpartiakë dhe aleatë në qeverisje, është lavdëruar duke thënë se sikurse në secilën prej këtyre ditëve në qeverisje edhe në vazhdim te kjo Qeveri përkushtimi nuk do të zbehet.

“Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet”, ka shkruar Kurti.

“Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi”, ka shkruar tutje Kurti.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka kujtuar fitoren e dy viteve më parë në zgjedhje përmes një postimi.

LVV tha se me qeverisjen e re, Kosova ka shënuar arritje në demokratizim, luftim të korrupsionit e reformim të institucioneve.

Ajo potencoi se rezultati i 14 shkurtit 2021 ka qenë vetëm nisje e një projekti, i cili siç u theksua, do të jetë gjithmonë ngushtësisht i lidhur me idealet kombëtare e vlerat shoqërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori