LAJMI I FUNDIT:

Në dy vitet e para nuk do të mund të largohet nga Haga: Katër skenarët se ku do t’i kalojë vitet e mbetura “Kasapi i Bosnjës”

Në dy vitet e para nuk do të mund të largohet nga Haga: Katër skenarët se ku do t’i kalojë vitet e mbetura “Kasapi i Bosnjës”

Pas verdiktit të Gjykatës së Hagës për Ratko Mladiq, ka filluar të spekulohet se ku do të mund të kalojë vitet e tij në burg të përjetshëm “kasapi i Bosnjës”.

Dhe në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, ka katër skenarë të ndryshëm që përfliten e që lidhen me vendin në të cilin ai do të shërbejë dënimin e tij.

Sipas mendimit të Berko Zeçeviq, një ekspert ushtarak dhe dëshmitar i prokurorisë së Hagës në rastin kundër Radovan Karaxhiçit, Mladiç, së paku dy vitet e ardhshme, do t’i kalojë në Hagë.

“Ai ka të drejtën e apelimit dhe besoj se mbrojtja e tij do ta përdorë atë. Është gjithashtu një konfirmim se Mladiq do të jetë së paku dy vjet në të njëjtin burg në të cilin ai është vendosur në Hagë”.

Momenti kur Ratko Mlladiq përjashtohet nga salla e gjyqit (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur Ratko Mlladiq përjashtohet nga salla e gjyqit (Video)

Më poshtë ua sjellim katër skenarët për të cilat spekulohet:

SKENARI 1:

Ai ka qenë në qelinë në Hagë për gjashtë vjet. Zeçeviq tha se do të ketë të paktën dy të tjerë në qelinë e Hagës.

Qelia e Mladiqit në Hagë

SKENARI 2:

Në Suedi, kriminelja e dënuar Biljana Plavshiç kaloi gjashtë vjet në dy burgje. Gjykata e Hagës në shkurt të vitit 2003, e dënoi me 11 vjet burg, dhe më 15 shtator 2009 miratoi lirimin e parakohshëm sepse i kishin skaduar dy të tretat e dënimit.

Plavshiq u transferua nga Haga në burgun e Hilsenberg dhe përfundoi në burg në Stokholm përpara fundit të dënimit.

Plavshiq u transferua nga Haga në burgun e Hilsenberg

Dhe ligji suedez shkonte përshtati, sepse sipas tij, një i burgosur mund të lirohet për sjellje të mirë pas kryerjes të së paku dy të tretave të dënimit.

Ajo thuhet se kishte plotësuar edhe kushtin se kishte pranuar fajin.

Por kjo vështirë të ndodh me Mladiqin.

E moshuara boshnjake “fyt më fyt” me të riun: Po pritej vendimi për Mladiq, ai provokoi me flamurin serb (Video)
Lexo po ashtu E moshuara boshnjake “fyt më fyt” me të riun: Po pritej vendimi për Mladiq, ai provokoi me flamurin serb (Video)

SKENARI 3:

Në mars të këtij viti, përcjell Telegrafi, Rusia zyrtarisht e informoi Tribunalin e Hagës se ishte gati të ofronte strehim dhe trajtim mjekësor ndaj kriminelit MladiQ. Kjo u konfirmua nga kreu i grupit ligjor në Ambasadën Ruse në Holandë, Victoria Goncharova.

Haga megjithatë e hodhi poshtë këtë propozim – tani për tani.

SKENARI 4:

Serbia vazhdon të japë garanci për trajtimin e dyshuar të Mladiq në vendin e tij. Ministrja e Drejtësisë Nela Kuburoviç theksoi se qeveria serbe vazhdon të ofrojë garanci trajtimi në Serbi, me garancinë se ai nuk do të arratisej.

Por sipas Zeçeviq këto ëndrra të Mladiq dhe të gjithë të tjerëve, është pothuajse e pamundur të realizohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori