LAJMI I FUNDIT:

Në Drenas, mbi 100 persona me nevoja të veçanta përfitojnë karroca

Në Drenas, mbi 100 persona me nevoja të veçanta përfitojnë karroca

Mbi 100 karroca elektrike, karroca manuale dhe skuterë elektrikë, iu janë shpërndarë sot në Drenas invalidëve të luftës dhe personave me aftësi të kufizuara.

Shpërndarja e 105 karrocave është bërë nga përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “T’i ndihmojmë Drenicës” në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës nga Drenasi dhe Skenderaj, donacion ky nga shoqata humanitare “Selam” nga Gjermania.


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se janë angazhuar që të përkrahin këtë projekt humanitar, me qëllim që të lehtësojnë lëvizjen e personave me nevoja të veçanta.

Ai vlerësoi lart punën e organizatorëve të Shoqatës “Ta ndihmojmë Drenicën” dhe shoqatat e veteranëve, të cilat kanë sjellur një donacion shumë të dobishëm për njerëzit në nevojë.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës “T’i ndihmojmë Drenicës”, Enver Shabani, tha se edhe se në këtë aksion humanitar kanë përfshirë personat me aftësi të kufizuara edhe nga komunat e tjera, me ç’ rast kanë përfituar mbi 100 persona.

Shabani u shpreh se kanë hasur në pengesa gjatë doganimit, ndërsa, theksoi se në terminalin doganor janë liruar nga pagesa.

Për Hazir Bylykbashin, një karrocë lëvizëse është më së e nevojshme.

“E falënderoj kryetarin dhe të gjithë tjerët që na kanë ndihmuar… sepse mos të ishin këta, nuk do të mund të ishim këtu”, tha ai.

Ndryshe, nga ky donacion, për personat me nevoja të veçanta janë dhënë 105 karroca prej të cilave 50 ishin karroca manuale ndërsa, 55 të tjerat karroca elektrike dhe skuterë elektrik./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori