LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën e Tokës, Gjilani vazhdon aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Në Ditën e Tokës, Gjilani vazhdon aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Komunën e Gjilanit, 22 prilli Dita e Tokës, e ka gjetur të angazhuar në aksionin “Ta pastrojmë Kosoven”, ku sot lokacioni i pastrimit ishte fshati Shillovë e banuar nga komuniteti serb.

Aksionin e kësaj komune dhe shoqërisë civile e ka përkrahur edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, organizata “Let’s do it”, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe banorët e fshatit.


Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet ka thënë se ambienti është i të gjithëve e duhet të mbrohet nga të gjithë për të mirën e shëndetit dhe të ardhmen e fëmijëve.

“Jemi në fshatin Shillovë dhe po punojmë të gjithë së bashku që pasi të largojmë këto mbeturina, komuniteti të jetë ai i cili do të ruaj dhe mirëmbaj ambientin në ta ardhmen. Herën tjetër kur të vizitojmë këtë fshat së bashku me komunitetin do të bëjmë gjelbërimin dhe mbjelljen e drunjve për të krijuar një ambient më të mirë. Ambienti është shëndet, prandaj së bashku duhet të punojmë për një ambient më të mirë, për një shëndet më kualitativ, për në një ajër të pastër dhe për hapësirë ku fëmijët do të luajnë lirisht pa qenë të rrezikuar nga mbeturinat”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Kurse nga ana e tij ministri Fatmir Matoshi, ka thënë se janë duke punuar bashkërisht që çdo cep i Kosovës të përfshihet në aksionin e pastrimit të ambientit, për një jetë më të shëndoshë dhe një ajër të pastër.

“Së bashku me institucionet komunale dhe pjesëmarrësit tjerë kemi bërë pastrimin e rrugës nëpër fshatin Shillovë dhe tani jemi në një deponi ilegale që me makinerinë e kontraktuar do të bëhet eliminimi i saj, për të vazhduar pastaj edhe me lokacionet tjera. Për të gjithë ata që bëjnë ndotjen e mjedisit do të bëhet shqiptimi i gjobave mandatore, sepse qytetarët nuk meritojnë papastërtitë e shkaktuara nga persona të pandërgjegjshëm”, ka thënë ministri Matoshi, duke paralajmëruar vazhdimin e aksionit në gjithë territorin e Kosovës.

Luan Hasanaj, nga organizata “Let’s do it Kosova” dhe përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara, kanë thënë se papastërtitë dhe mbeturinat nuk duhet të jenë pjesë e ambientit tonë.

Ata kanë thënë se e ardhmja duhet të jetë e fokusuar në gjelbrim dhe rekreacion në këtë ambient, duke qenë të gjithë të përkushtuar për mbrojtjen e ambientit dhe gjelbërimin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori