LAJMI I FUNDIT:

Në “ditën e rrenës” mos mashtroni me testin e rrejshëm të shtatzënësisë (Foto)

Në “ditën e rrenës” mos mashtroni me testin e rrejshëm të shtatzënësisë (Foto)

Mashtrimi rreth shtatzënësisë, është një ndër mashtrimet që më së shpeshti përdoret gjatë ‘ditës së gënjeshtrave’.

Por, një grua ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për të treguar se këtu nuk ka asgjë për të qeshur – veçanërisht, për dikë që ka pasur abort spontan, transmeton Telegrafi.

Kayla Lee Welsh nga Alabama e Shteteve të Bashkuara, që kishte pasur një dështim në lindje, ka treguar historinë e saj, së bashku me fotografitë ku tregon disa pajisje për të zbuluar shtatzënësinë.


Welsh me testin e rrejshëm

“Kjo nuk është aspak qesharake. Dikujt mund t’i rrënohet jeta para fytyrës, kur kupton se shtatzënësia është mashtrim, ndërsa e ka pritur gjithë jetën”, ka thënë Welsh.

Sipas gruas që ka vuajtur në heshtje, për të parë një rezultat pozitiv në këto teste, kur pa në internet se bëhej mahi me këto raste, u irritua në masë të madhe.

“Ishte gjëja më banale që kam parë, ju lutem të mos e përdorni. Apo thjeshte, vëni vetën, në lëkurën e gruas që nuk po mund të ketë fëmijë dhe pastaj provoni të talleni” ka përfunduar ajo.

Në të njëjtën kohë, u kërkua që mahitë me rastin e një prillit, të jenë sa më drejtpërdrejta dhe të lehta, që nuk do shkaktonin pasoja. Aq më pas emocionale, sikurse është kjo me testet e rreme të shtatzënësie. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Fun
Kalo në kategori