LAJMI I FUNDIT:

Në ditën e parë të Ramazanit, 12 afganë të vrarë

Në ditën e parë të Ramazanit, 12 afganë të vrarë

Së paku 12 vetë janë vrarë nga një sulm me makinë-bombë në qytetin Khost në pjesën lidore të Afganistanit.

Sulmi ka ndodhur sot në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.


Shefi i policisë së qytetit Khost, Faizullah Ghairat, tha se ishte sulmuar një konvoj i forcave të milicisë lokale të stërvitura nga Shtetet e Bashkuara.

Ghairat i tha Radios Evropa e Lirë se në mesin e tetë personave të plagosur ishin edhe dy fëmijë.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar këtë sulm.

Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Zëdhënësi i tyre, Zabibullah Mujahid, tha se nga ky sulm janë vrarë 22 ushtarë.

Nga një sulm i djeshëm i talibanëve kundër një baze të armatës afgane në Kandahar, janë vrarë së paku 15 ushtarë.