LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën e Gruas fillon fushata për barazi gjinore

Në Ditën e Gruas fillon fushata për barazi gjinore

“Lulet janë të bukura, por ne duam barazi gjinore në vendimmarrje, në të drejta pronësore, në negociata për paqe, dhe në mundësi për punësim”.

Kjo është motoja e fushatës për barazi gjinore e filluar nga EULEX-i, në partneritet me Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK) dhe OJQ Të Drejtat e Grave në Mitrovicën e Veriut, për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kjo fushatë përfshin vendosjen e afisheve nëpër tërë Kosovën dhe transmetimin e një videoje me qëllim të rritjes së vetëdijesimit për barazinë gjinore.


Duke folur për këtë fushatë, zëvendës-shefi i EULEX-it, Cezary Luba, tha se mundësitë e barabarta nënkuptojnë të ardhme të barabartë.

“Viti 2020 ka dëshmuar përparimin e Kosovës në përfshirjen e më shumë grave në proceset e vendimmarrjes, përmes zgjedhjes së një gruaje si krye-parlamentare të Kosovës dhe përmes emërimit të pesë grave n ë krye të ministrive. Kjo rritje e përfaqësimit politik të grave është inkurajuese dhe ne do të dëshironim të shihnim që kjo praktikë të pasqyrohet në të gjitha nivelet e shoqërisë”.

Zëvendës-shefi i EULEX-it, po ashtu e theksoi rëndësinë e qasjes së barabartë të grave në pronë, meqë kjo përfundimisht shpie në fuqizimin ekonomik.

“Kjo ndihmon në thyerjen e varësisë që të mbijetuarat e dhunës në familje mund ta kenë prej atyre që ushtrojnë dhunë kundër tyre”, tha Luba.

Tijana Simic LaValley, Drejtoreshë e programit në OJQ-në Të Drejtat e Grave tha se hulumtimet tregojnë se përfshirja e grave në negociata për paqe i rritë mundësitë e rezultateve të suksesshme me 64%.

“Ato kanë qasje humaniste çka i thekson nevojat e personave të prekur nga konfliktet. Në zemrat e grave ka paqe, jo luftë. Andaj, është e domosdoshme që gratë të përfshihen në negociata për paqe”, tha ajo.

Kjo fushatë është pjesë e angazhimit të EULEX-it për çështjet gjinore.

Që nga qershori i vitit 2018, kur ka përfunduar mandati ekzekutiv i EULEX-it në gjyqësor, Misioni bën monitorimin e rasteve të dhunës në baza gjinore përgjatë tërë zinxhirit të drejtësisë penale, nga hetimet deri tek ndjekjet penale, monitorimi i seancave nëpër gjykata dhe ekzekutimi i dënimeve, si dhe u jep rekomandime autoriteteve të Kosovës për përmirësimin e trajtimit të atyre rasteve.

Përveç kësaj, EULEX-i, në partneritet me Institutin e Mjekësisë Ligjore, është duke e udhëhequr fushatën “Ma thuaj me kohë”, e cila ka të bëjë me rëndësinë e ruajtjes së provave biologjike në rastet e dhunës seksuale për ta vërtetuar ndodhjen e veprës dhe për t’i sjellë kryerësit para drejtësisë. Deri më tani, rreth 800 nxënës të 17 shkollave fillore dhe të mesme i kanë vijuar ligjëratat e mbajtura nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe nga Polic ia e Kosovës. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori