Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, është bërë nënë për herë të parë më 12 korrik të vitit 2018.

Ajo ditën e djeshme (e hënë) ka kremtuar ditëlindjen e tretë të së bijës Ajkës, të cilën e ndan me aktorin Bes Kallaku.


Për ditën speciale, Xhensila dhe Besi kanë vendosur ta befasojnë me një udhëtim në Disneyland (Paris).

xhensilamyrtezaj 213809165 2984474068503016 4424764724029469249 n Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Ajo ka ndarë disa momente të lumtura përkrah vajzës, të cilat duken se po argëtohen në masë të madhe.

Ato janë shfaqur me fustan të njëjtë shumëngjyrësh, derisa kanë rrëmbyer vëmendje me paraqitjen atraktive.

“Ajka je masa gjithçkaje”, kanë qenë fjalët e këngëtares për të bijën.

xhensilamyrtezaj 214101551 547779999870573 3776135939807542902 n Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

Xhensila dhe Besi përndryshe u martuan në shtator të vitit 2017. /Telegrafi/