LAJMI I FUNDIT:

Në dasmën e Luizit të organizuar në finale munguan nëna dhe motra e tij

Në dasmën e Luizit të organizuar në finale munguan nëna dhe motra e tij
Çifti Luiz-Kiara në kurorëzimin e tyre në finalen e BBVA (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Këngëtari i njohur me origjinë nga Shkodra, Luzi Ejlli, u shpall të shtunën fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ai fitoi këtë spektakël pas 136 ditësh qëndrimi i izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa befasi të shumta ishin rezervuar për të në natën finale.

Mes shumë dhuratave dhe befasive, një prej tyre ishte më e veçanta – dasma me moderatoren Kiara Tito.


Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë duke i thënë “Po” njëri-tjetrit në sy të miliona shqiptarëve në një ceremoni të transmetuar direkt në televizion.

Momenti kur në shtëpinë e BBVA u fikën dritat dhe Luizi mori çekun prej 100 mijë eurosh
Lexo po ashtu Momenti kur në shtëpinë e BBVA u fikën dritat dhe Luizi mori çekun prej 100 mijë eurosh

Pasi kryetari i Tiranës Erion Veliaj celebroi çiuftin, dhëndri dhe nusja u ndalën për një fotografi të përbashkët me familjarët që kishin shkuar në dasmë.

Mirëpo u vërejt dukshëm prezenca e dy personave shumë të shtrenjtë të tij, si janë e ëma dhe motra e tij të cilat nuk u panë në fotografinë familjare, e as në ceremoni.

Çifti Luiz-Kiara në kurorëzimin e tyre në finalen e BBVA (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Pjesë e dasmës ishin vetëm halla e Luizit dhe disa familjarë të tjerë, teksa nëna e fituesit të BBVA ishte futur në shtëpi një javë më parë për të takuar të birin pas 100 ditëve, duke ardhur enkas nga New Yorku.

Ndërkohë, vet Kiara në emisionin “Më lër të flas” ka pranuar se është takuar me nënën e Luizit dhe se ruan raporte të mira me të. /Telegrafi/

Çifti Luiz-Kiara në kurorëzimin e tyre në finalen e BBVA (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori