LAJMI I FUNDIT:

Në BUNK’art 1, për tre net në Festivalin XI

Në BUNK’art 1, për tre net në Festivalin XI

Historia është dëshmitare e të shkuarës, hedh dritë mbi të vërtetat, kujtesën që duhet asimiluar së paku nga shumica, përndryshe nuk ka asnjë garanci se ajo që vjen më pas do të jetë progres.

Bunk’Art 1, brenda misionit të vetë për të shfletuar të kaluarën në momentet më kyçe të saj, për tre net radhazi, në datat 9, 10 dhe 11 dhjetor, ju kthen 47 vite pas, duke u ndalur në një nga ngjarjet më të bujshme të jetës artistike gjatë regjimit komunist. Festivali i XI-të, me 20 këngët që ngjallën zemërimin e sistemit e të vetë diktatorit Enver Hoxha, për shkak të elementëve “borgjezë” të pikasur, vjen i ngrirë në kohë, për të kuptuar më mirë historinë, siç thotë edhe vet ideatori e gazetari Carlo Bollino, për të bërë një katharsis. /Shqiptarja/