LAJMI I FUNDIT:

Në botë janë 548 Institute “Konfuci”

Në botë janë 548 Institute “Konfuci”

Instituti “Konfuci” është një institucion i përhapjes së gjuhës e të kulturës kineze në mbarë botën, i krijuar nga Zyra Shtetërore për Promovimin Ndërkombëtar të Gjuhës Kineze. Instituti i parë “Konfuci” u krijua në nëntor të vitit 2004 në Seul të Koresë së Jugut. Përurimi i 10 Instituteve të reja “Konfuci” në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 13-të të Institutit të Konfucit në Chengdu të provinces Sichuan ditët e fundit e çoi në 30 numrin e instituteve të reja këtë vit.

10 Institutet e reja të Konfucit u hapën në Republikën Domenikane, Mauritani, Comoros, Sao Tome dhe Principe, Antigua dhe Barbuda, Guinea e Re Papua, Palestinë, El Salvador dhe Burkina Faso, njoftoi selia e Institutit Konfuci (Hanban).


Në total janë 548 Institute Konfuci, 1,193 klasa Konfuci në shkolla fillore dhe të mesme dhe 5,665 faqje mësimore në 154 vende dhe rajone të botës. Një total prej 47 mijë mësues me kohë të plotë dhe të pjesshme nga Kina dhe vendet e tjera u japin mësim në klasa 1.86 milionë studentëve nga fusha të ndryshme akademike dhe 810 mijë janë nxënës dhe student të regjistruar online.

Në 54 vende të përfshira në Nismën e Kinës “Një brez, një rrugë” gjenden 153 Institute Konfuci dhe 149 klasa Konfuci në shkolla, sipas selisë qendrore.

Konferenca dyditore, e sponsorizuar nga selia qendrore e Institutit Konfuci dhe qeveria e provinces Sichuan dhe e organizuar nga Departamenti Arsimor i Sichuan-it dhe nga qeveria e e qytetit Chengdu tërhoqi mbi 1,500 pjesëmarrës përfshi rektorë universitetesh dhe përfaqësues të Instituteve dhe të Klasave Konfuci nga mbi 150 vende të botës.

Instituti i Konfucit dhe Universiteti Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar ka rreth 200 klasa dhe 14 mijë veta kanë mësuar kinezisht atje, tha një ish-këshilltar në këtë universitet.

Klasat e Konfucit në Afrikë, Evropë, Azi dhe Amerikë kanë mësuar disa mijëra fëmijë, tha ai, dhe mësuesit kinezë dhe stafi i Institutit Konfuci janë ambasadorë të shkëlqyee, duke u mundësuar njerëzve nga komunitete nga pjesë të ndryshme të botës të ndjejnë mirëdashjen dhe përkushtimin e Kinës.

Përveç mësimit të gjuhës kineze për fëmijëve dhe studentët, Instituti i Konfucit në Universitetin e Sheffieldit bashkëpunoi me kompanitë lokale për t’u marrë me sfidat me të cilat ballafaqohet gjithë njerëzimi, si përkujdesja shëndetësore dhe efikasiteti industrial, tha ai.

Isaac Meroka Mbeche, ish-dekan në Universitetin e Nairobit në Kenia është drejtor i Institutit Konfucit pranë këtij Universiteti, që ofron një program mësimor për t’i mësuar studentëve praktika që vlejnë për Nismën “Një brez, një rrugë”.

Afro 20 të diplomuar po kontribuuojnë për funksionimin normal të Hekurudhave Standarde të Mombasa-Nairobi si drejtues, punonjës të mirëmbajtjes dhe pjesëmarës, tha ai.

Gjatë “Ditës së Hapjes,” Selia Qendrore e Institutit Konfuci ndërveproi me shtatë institute në Azi, Oqeani, Afrikë dhe Evropë përmes video chat-it, si dhe veprimtari kulturore.

Në këtë event morën pjesë rreth 400 vetë përfshi të dërguar diplomatë në Kinë dhe përfaqësues të institueve të huaja kulturore dhe shkolla kineze që bashkëpunojnë me Institutin Konfuci.

Kina do të thellojë reformën e Instituteve Konfuci duke rritur cilësinë e arsimit, përmirësuar sistemet dhe duke ofruar programe më novative, sipas një artikulli të kohëve të fundit nga “China Education Daily”.

Shpërndarja e Institueve Konfuci do të optimizohet dhe do të ketë më shumë klasa fleksibile dhe të larmishme, shkruhet në artikullin e Ma Jianfei, zv.shefin përgjithshëm ekezekutiv të Institutit qendror të Konfucit.

” Me këtë do të mbështesin fuqishëm mësimin e gjuhës kineze në shkollat fillore dhe të mesme jashtë shtetit dhe do të ofrojnë më shumë shërbime cilësore mësimore,” tha Ma.

Fakulteti lokal do të përmirësohet me përkrahje të fuqizuar nga Kina. Më shumë dekanë kinezë dhe mësues do të punësohen, shtoi Ma.

Institucionet e Konfucit po nxiten të nisin aktivitete të ndryshme kulturore, të zgjerojnë Programin e Studimeve të Konfuciut të Kinës dhe të organizojnë konkurse si Ura Kineze.

Ma shtoi se institutet duhet të shtojnë komunikimin dhe shkëmbimet mes Kinës dhe pjesës tjetër të botës dhe të mësojnë nga arritjet e vendeve të huaja.

Institutet e Konfucit kanë luajtur një rol si ambsadorë të kulturës kinezë jashtë vendit prej vitit 2004. Vetëm në vitin 2017, mbi 12.7 milionë njerëz morën pjesë në veprimtari kulturore të organizuara nga Institutet Konfuci në mbarë botën.

Në ceremoninë e hapjes në vitin 2017, një studente e verbër e Institutit “Konfuci” tërhoqi vëmendje të madhe. Ajo është studente e vitit të tretë në degën e gjuhës kineze të Universitetit të Khartumit në Sudan, si edhe studente e Institutit “Konfuci” pranë këtij universiteti, dhe ka emrin kinez Li Can. Li Can ka një defekt të lindur në retinë dhe përvoja e saj e mësimit të gjuhës kineze në kushtet e verbërisë u duartrokit fuqishëm nga të pranishmit në konferencë. Ajo tha:

“Në fillim mund të shihja vetëm hieroglifet shumë të mëdha, por gradualisht edhe ato u zhdukën nga shikimi im, kështu që, që nga ajo kohë, fillova ta mësoj gjuhën kineze me anë të dëgjimit. Megjithëse është shumë e vështirë, unë nuk heq dorë. Para mësimit, dëgjoj tre herë fjalët e reja, pastaj recitoj tekstin, përndryshe nuk mund ta kuptoj mësimin.”

Për shkak të mungesës së shikimit, Li Can-i nuk mund të shkruajë dot hieroglifet kineze, prandaj nuk mund të marrë dot pjesë në provimin e gjuhës kineze. Për të realizuar ëndrrën e saj, sivjet Selia Qendrore e Institutit “Konfuci” organizoi një provim të posaçëm për Li Can-in, të cilin ajo e kaloi me sukses, duke fituar bursën e Institutit “Konfuci” për të studiuar në Kinë. Li Can-i u shpreh se mësimi i gjuhës kineze ia ka ndryshuar jetën. /CRI/