LAJMI I FUNDIT:

Në Bosnje ndodhi një aksident sikur në filma: Audi “përfundoi” në banjë

Në Bosnje ndodhi një aksident sikur në filma: Audi “përfundoi” në banjë

Një aksident i pazakontë trafiku ka ndodhur në Shiroki Brijeg të Bosnje dhe Hercegovinës, kur drejtuesi i veturës ka goditur shtëpinë e familjes, ka thyer murin dhe ka përfunduar brenda objektit.

Siç merr vesh jozyrtarisht Jabuka.tv, shoferi nga Posusje, mëngjesin e sotëm rreth orës 5, ka goditur me Audi shtëpinë e familjes në rrugën Kardinala Alojzija Stepinca.


Nga forca e goditjes mjeti ka rrëzuar një pjesë të murit të jashtëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ambientet e brendshme të shtëpisë, raporton klix.ba.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka mbetur i lënduar asnjë nga personat që udhëtonin, ndërsa shoferi dhe shoqëruesi i tij kanë kaluar pa lëndime të mëdha.

Në vendin e aksidentit kanë dalë zyrtarë policorë nga Shiroki Brijeg dhe kanë kryer hetime, pas së cilës do të dihen më shumë detaje rreth aksidentit dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur. /Telegrafi/