LAJMI I FUNDIT:

Në Beograd përfundon panairi ndërkombëtar “Vizioni i verës Ballkani Hapur”, 47 ekspozues nga Maqedonia e Veriut

Në Beograd përfundon panairi ndërkombëtar “Vizioni i verës Ballkani Hapur”, 47 ekspozues nga Maqedonia e Veriut

Sot në Beograd përfundon Panairi i Parë Ndërkombëtar “Vizioni i verës Ballkani Hapur”, që mbahet në kuadër të Samitit “Ballkani i Hapur”.

Panairi u hap më 1 shtator nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama.


Afro 400 ekspozues dhe prodhues të verës nga më shumë se 22 vende morën pjesë në “Vizioni i verës Ballkani Hapur” në Panairin e Beogradit, nga të cilët 160 ekspozues ishin nga Serbia, 26 nga Shqipëria, ndërsa 47 ekspozues ishin nga Maqedonia e Veriut. Përveç vendeve anëtare të Ballkanit të Hapur, kishte ekspozues edhe nga Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Rumania, Moldavia, Afrika e Jugut dhe vende të tjera. Në fokus ishte edhe ushqimi, si një lloj tradite, me pesë mjeshtër kuzhinierë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Në këtë aktivitet kishte blerës nga BE, SHBA, Kina dhe vende të tjera nga Lindja. Për turizëm janë rezervuar gjithsej 300 metra katrorë, ku ishte e pranishme edhe Agjencia e Maqedonisë për promovimin e turizmit.

Maqedonia e Veriut nën sloganin “Shijo Jetën” mori pjesë në Panair me 42 kantina dhe tri distileri që promovuan mbi 300 verëra dhe raki të ndryshme, si dhe prodhues ushqimesh që përfaqësojnë kuzhinën autentike maqedonase.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka ndarë dje çmime “Trofeun e verës Ballkani Hapur” për varietetin më të mirë autokton të Tikveshit për verën e kuqe Barovë 2019 dhe “Trofeun e verës Ballkani Hapur” për varietetin “portokalli” të Kamnikut për verën Oranzh-2019. Verërat u vlerësuan nga një juri prej 25 gjyqtarësh ndërkombëtarë, pesë prej të cilëve ishin “mjeshtër të verës”.

– Vera na ndihmoi dhe të gjithë ju verëtarë, vreshtarë, distileri na ndihmuat që të forcojmë edhe më shumë një ide të shkëlqyer politike, të hapim perspektiva të reja për bashkëpunimin tonë në Ballkan dhe të tërheqim partnerë të tjerë nga rajoni, në radhë të parë nga Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Ky panair në i Ballkanit të Hapur tregoi se ne kemi diçka për të ofruar, tha Bërnabiq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dje në Ballkanin e Hapur u takua me homologun e saj serb, Nebojsha Stefanoviq, me të cilin diskutoi për disa tema, duke përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje mes dy vendeve, si dhe pjesëmarrjen aktive në nismat rajonale që janë katalizator për një siguri më të fortë rajonaledhe stabilitet.

Në ditën e dytë të Balkkanit të Hapur në Beograd, u mbajt pjesa politike e Samitit, në të cilin përveç presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrat maqedonas dhe shqiptarë, Dimitar Kovacevski dhe Edi Rama,mori pjesë edhe kryeministri malazez. Dritan Abazoviq, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe Turqisë, Peter Sijarto dhe Mevlut Çavushogllu.

Në Samit u nënshkruan marrëveshje për mekanizmat e sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor ndërmjet ministrave të bujqësisë të tri vendeve, Lupço Nikollovski, Frida Krifca dhe Branislav Nedimoviq.

Gjithashtu u nënshkrua memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive edhe ndërmjet ministrave të Kulturës nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, nga Republika e Serbisë, Maja Gojkoviq dhe Elva Margariti nga Shqipëria. Është nënshkruar edhe një Plan Operativ në fushën e mbrojtjes civile ndërmjet drejtorëve të tre vendeve.

Në hapje të samitit të liderëve, kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se “sot është më se e qartë se Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria dhe Serbia me nismën e Ballkanit të Hapur bënë hapin e duhur në një moment vendimtar”.

“Ne u afruam më shumë për të avancuar bashkëpunimin rajonal në rrugën drejt BE-së. Së bashku me hapa konkretë iu përkushtuam lehtësimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, tregtisë dhe shërbimeve dhe ndërtuam marrëdhënie të mira fqinjësore. Ky bashkëpunim, sot, ka hapur rrugën për të përballuar bashkërisht sfidat e sigurimit të ushqimit dhe energjisë. Në kushtet e përpjekjeve të të gjitha vendeve të botës për t’u përballur me pasojat e luftës në Ukrainë dhe pandeminë, tha Kovaçevski.

Në Ballkanin e Hapur me kryeministrin Kovaçevski mori pjesë edhe Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski, Ministri i Drejtësisë Nikola Tupanevski, Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska të cilët në Beograd realizuan takime të shumta dypalëshe.

Në kuadër të Ballkanit të Hapur, në Beograd u mbajt një mbrëmje maqedonase, e hapur nga kryeministri Kovaçevski, ku morën pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri malazez Dritan Abazoviq, ish-kryeministri Zoran Zaev, ministra nga qeveria maqedonase dhe serbe, trupa diplomati të udhëhequr nga ambasadori i SHBA-së në Beograd Kristofer Hill, biznesmenë nga disa shtete, përfaqësues të diasporës maqedonase në Serbi, e përveç verërave dhe ushqimeve maqedonase, të pranishmit shijuan numrat muzikorë të virtuozit Vlatko Stefanovski.