LAJMI I FUNDIT:

Në bazë të këtyre pamjeve, dyshohet se Honda është duke e testuar Civic Type R (Video)

Në bazë të këtyre pamjeve, dyshohet se Honda është duke e testuar Civic Type R (Video)

Honda ka bërë të ditur se në fund të vitit 2017, do ta lansojë modelin Civic Type R, për të mos dhënë më asnjë lajm tjetër.

Pos modelit që është shfaqur në Paris Motor Show, nuk dihet më shumë për këtë automobil që pritet të jetë mjaftë i egër, transmeton Telegrafi.


E pritjeve i kanë dhënë fund, disa pamje që janë marrë afër selisë së kompanisë që ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni automobilin sportiv që besohet të jetë Civic Type R.

Në bazë të studimeve të para, del të jetë një makinë sportive shumë e fuqishme, me linja të mprehta që ia kanë shtuar aerodinamikën.

Nuk dihet se çfarë shpejtësie do të arrijë, apo çmimin që do ta ketë kjo makinë. /Telegrafi/