LAJMI I FUNDIT:

Në Armeni rritet pakënaqësia ndaj armatimeve dhe politikës ruse, në raport me konfliktin në Nagorni-Karabakh

Në Armeni rritet pakënaqësia ndaj armatimeve dhe politikës ruse, në raport me konfliktin në Nagorni-Karabakh

Para fillimit të konfliktit në mes të Azerbajxhabit dhe Armenisë, kjo e fundit kishte blerë nga Rusia, Sisteme të mbrojtjes kundërajrore “Tor”, të cilat nga propaganda ruse cilësoheshin si një nga sistemet kundërajrore më të sofistikuara, për mbrojtje ndaj dronëve luftarak.

Armenia këto sistemi i kishte pozicionuar në krahinën kontestues të Nagorno-Karabakh.


Kur kishte filluar konflikti, trupat azere kishin filluar që të përdornin dronët turk “Bayraktar”, të cilët qysh në fillim të konfliktit ishin treguar shumë të suksesshëm, në raport me armatimet ruse të Ushtrisë armene.

Gjatë 45 ditëve sa kishte zgjatur konflikti, sistemet kundërajrore ruse “Tor” nuk kishin arritur të rrëzonin asnjë dronë, pra efikasiteti i tyre ishte zero.

Sistemet ruse “Tor” pos që nuk kishin arritur të rrëzonin asnjë dronë, ato ishin bërë cak i lehtë për dronët, të cilët gjatë 45 ditëve kishin arritur të shkatërronin pesë sisteme të mbrojtjes kundërajrore “Tor”.

Dështimi i sistemeve ruse të mbrojtjes kundërajrore kishte ndikuar që humbjet armene të jenë të mëdha, çka kishte quar në marrëveshjen e 9 nëntorit, marrëveshje e cila nga shumë kush po cilësohet edhe si kapitullim i forcave armene në rajonin e Nagorno-Karabakh dhe në tri rajonet tjera që Ushtria armene i kishte okupuar gjatë konfliktit të vitit 1994.

Pas marrëveshjes për ndaljen e luftimeve, në Armeni kanë filluar të rriten kritikat si kundër armatimeve ruse, me të cilat kryesisht është e furnizuar Ushtria armene, ashtu edhe kundër qëndrimit të Moskës, për mos mbështetje të Armenisë gjatë konfliktit edhe pse Armenia është pjesë e Organizatës Kolektive të Sigurisë (CSTO), organizatë e krijuar nga Rusia dhe që e ka obligim mbrojtjen e anëtarëve në rast konflikti.

Bazuar në rolin e Rusisë në raport me konfliktin Armeni-Azerbajxhan, shumë kush mendon që qëllimi i Rusisë ka qenë që të ketë një konflikt të izoluar, që pas armëpushimit trupat ruse të dislokoheshin në krahinën azere të Nagorno-Karabakh, me qëllim rritjen e ndikimit në dy ish-shtetet e bashkimit Sovjetik.

Dyshimet se Rusia i shfrytëzon paqeruajtësit e saj për të kushtëzuar shtetet e ish-BRSS, e dëshmon edhe rasti i Moldavisë, ku në rajonin e Transnistrisë, për mesë 30 vite janë të dislokuara trupat paqeruajtëse ruse.

Në zgjedhjeve e fundit presidenciale në Moldavi, ka fituar kandidatja pro-perëndimor, Maia Sandu, e cila si synim të presidencës së saj e ka paraqitur planin për largimin e trupave ruse nga rajoni autonom i Transnistrisë dhe zëvendësimi i tyre me trupat e NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori