Në 100-vjetorin e masakrës ndaj popullsisë së Isniqit në Deçan nga forcat serbo-malazeze u nderua jeta dhe vepra e të gjithë të rënëve të kësaj masakre.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se të rënët e kësaj masakre janë bazamenti i shtetit të Kosovës.
Në përpjekjen për të nderuar luftën dhe sakrificën e të rënëve, Ramosaj tha se do të ndërtojnë së paku nga një epitaf në secilin vend ku janë vrarë shqiptarë.
“Janë shekuj e shekuj luftë për me pas një mirëqenie, për me jetu me të drejtën e Zotit në këtë vend, pavarësisht cilat janë rregullat, cilat janë ligjet që njerëzit i përcaktojnë dhe i bëjnë për vete. Lavdi dhe nderim për çdo njeri që ka derdhur gjak për këtë vend, e që ka qenë mësim dhe ka përcjell vazhdimësinë e brezave tanë deri në këtë kohë e ne po besoj që duhet të jemi njerëz më me kompetencë, njerëz që bëjmë për këtë vend më shumë. Në këtë drejtim s’kemi me u ndal. Edhe ka me qenë monumenti për 1921, edhe për Mushkolajt dhe çdo kund ku u derdh gjak i një shqiptari ka për të qenë së paku një epitaf i shkruar për me na përkujtu prej nga e kemi prejardhjen”, tha ai.
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj tha se masakra e vitit 1921 e kryer nga forcat serbo-malazeze ka hyrë dhe do të mbetet përjetësisht në analet e historisë kombëtare.
Teksa përmendi vrasjet dhe masakrimin e shqiptarëve nga këto forca, Imeraj kërkoi që tek Mulliri Balaj në Isniq të vendoset një pllakë përkujtimore si dëshmi e gjenocidit serb ndaj popullatës së pambrojtur.
“Masakra që sot po e përkujtojmë ka hyrë dhe do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë kombëtare. Tek vendi i vrasjes së lartcekur, me iniciativën e vet banorëve të Isniqit, 10 vite më parë, pikërisht në korrik të vitit 2011 është bërë rregullimi i këtyre varrezave. Varret e tyre do të jenë përjetësisht aty si dëshmi për brezat e rinj, sesa e rëndë dhe sfiduese ka qenë rruga për liri dhe pavarësi kombëtare. Nga kjo foltore bëj apel që tek mulliri Balaj në Isniq të vendoset një pllakë përkujtuese, si dëshmi që shteti serb ka kryer gjenocid kundër popullsisë së pambrojtur duke vrarë dhe duke djegur trupat e grave dhe fëmijëve, sot shpirtrat e tyre kërkojnë drejtësi. Drejtësi kjo që sot është e vonuar”, u shpreh ai, raporton kp.
Në emër të familjarëve të të rënëve të masakrës së Isniqit të vitit 1921, të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua profesori Hazir Mehaj.
“Në emër të të gjithë familjarëve, duke filluar nga fshati Isniq, Llukë, Strellc dhe Podgur iu falënderoj që keni marrë pjesë. Lavdi atyre dëshmorëve”, tha ai.
Me këtë rast, komuna e Deçanit ndau mirënjohje të veçantë për të rënët e masakrës së Isniqit, të vitit 1921.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën