LAJMI I FUNDIT:

Ndryshoni traditën – pse dhurata e vitit të ri duhet të jetë me produkte organike dhe ushqim të shëndetshëm?  

Ndryshoni traditën – pse dhurata e vitit të ri duhet të jetë me produkte organike dhe ushqim të shëndetshëm?  

Në traditën e vendit tonë, por edhe në vendet perëndimore, është e ditur se dhurata e vitit të ri bëhet për më të dashurit tanë.

Kryesisht dhurata konsistojnë nga ëmbëlsira dhe produkte ushqimore me kalori. Produkte të cilat janë të procesuara fabrikisht dhe jo nga toka.

Një trend i ri në gjithë botën tashmë është që dhuratat e vitit të ri tradicionale me ëmbëlsira e ushqime kalorike të zëvendësohen me produkte organike apo ushqim të shëndetshëm organik.


Kujdeseni për shëndetin e më të dashurve

Me një dhuratë që përmban produkte organike, do të siguroheni që më të dashurit apo partnerët tuaj të fillojnë stil jete të shëndetshme. Ata që kanë ndonjë sëmundje do të kuptojnë se do të fillojnë të ndihen më mirë me terapinë e tyre të re – të ushqyerit të shëndetshëm dhe në mënyrë organike.

Mesazhi që do të përçoni ka rëndësi

Ju me dhuratën tuaj me produkte organike dhe të shëndetshme jo vetëm që do të gëzoni më të dashurit apo familjarët tuaj – por mbi të gjitha do të përçoni edhe një mesazh. Mesazhi se ju u kushtoni rëndësi atyre dhe ua dëshironi më të mirën duke i dëshiruar një vit të ri plot shëndet.

Ku të gjej dhurata me produkte organike?

“MBRETNESHA” dhe “PRINCESHA” janë dy pakot e gatshme të dhuratave me produkte organike nga dyqani “E Bukura e Dheut”.

Ju mund t’i bleni këto dhurata për familjarët apo partnerët afaristë duke vizituar dyqanin në Pejë në rrugën “Mbretëresha Teutë” apo duke kontaktuar dyqanin në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

A post shared by E Bukura e Dheut (@bukuraedheut)