Ndryshoni stilin e flokëve për vjeshtën, por jo pa u këshilluar më parë me horoskopin!
Flokët mund të thonë shumë për ju, madje disa thonë se ato ndikojnë në mënyrën se si ju ndiheni ose veproni. Kështu që kërkoni një stil të ri flokësh për vjeshtën, dhe pse jo të bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.
Mund të kishit menduar gjithçka, por nuk besojmë se mund ta kishit menduar se ekziston edhe një model flokësh që përfaqëson çdo shenjë horoskopi. Por ja që ka dhe ato janë të vërtetë të bukur.
Stili i duhur për shenjën tuaj:
Dashi
Prerje e drejtë e çrregullt – Diçka mes të rregulltës dhe të shkujdesurës, kjo është e duhura për një dash.
Demi
Shumë të gjatë – Një shenjë shumë sensuale, demi duhet të ketë flokë ku të kalojnë gishtërinjtë. Përveç kësaj, vetëm një këmbëngulës si demi mund t’i presë flokët të rriten.
Binjakët
Flokë dyngjyrësh – Binjakëve u pëlqejnë mundësitë e dyfishta, ndaj dy ngjyra në kontrast janë zgjedhja e duhur.
Gaforrja
Onde boheme – Gaforret e kanë të rëndësishme të ndihen mirë me veten, ndaj format natyrale janë stili i duhur. Femërore sa të turpshme, gaforreve u shkojnë modelet femërore, që nuk tërheqin shumë vëmendje.
Luani
Diçka voluminoze – Luani është shenjë mbretërore, ndaj gjithçka bie në sy dhe e dallon nga të tjerët është e bërë për të.
Virgjëresha
Baluke anësore – Virgjëresha perfeksioniste beson se një detaj i vogël bën ndryshimin e madh.
Peshorja
Bjonde e pastër – Peshoret janë të prirura ndaj të bukurës, ndaj një bjonde e çelët që tërheq vëmendjen është zgjedhja e duhur.
Akrepi
Balluke e çrregullt- Si misteriozë që janë, akrepëve u pëlqen ta fshehin fytyrën, ndaj shpesh i shikojmë me balluke. Dhe me sjelljen tipike “të gjitha ose asgjë”, një balluke e shkujdesur i shkon më së miri një akrepi.
Shigjetari
Të mbledhura mbrapa – Shigjetarët mendjehapur, aventurierë, sportivë, nuk mund ta përballojnë jetën e tyre me flokë të krehur e të lëshuar.
Bricjapi
Një prerje e drejtë e rregullt – Aq ambicioz sa është bricjapi, nuk i rri asgjë më mirë se një stil i sofistikuar, shik dhe i thjeshtë.
Ujori
Gërsheta, aksesorë… – Ujori ka një nevojë të brendshme për të qenë ndryshe, jashtë konformizmit.
Peshqit
Lule, lule – Një fëmijë ëndërrimtar i pandreqshëm, romantik dhe i dashur, një njeri i shenjës së peshqve nuk mund të përshkruhet më mirë sesa me një lule.
Burimi: Glamour
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ç’është bukuria e brendshme?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërve nuk u pëlqen i dashuri im – çfarë të bëj?
Pse kam pika të zeza dhe si të shpëtoj prej tyre?
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit