LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon vendi i ndeshjes, Gladbach – City luhet në Hungari

Ndryshon vendi i ndeshjes, Gladbach – City luhet në Hungari

Uefa ka vendosur që ndeshja mes Borussia Monchegladbach – Manchester City të mos zhvillohet në Gjermani.

Njësoj siç ishte ndryshuar takimi mes RB Leipzig – Liverpool, është vepruar edhe me këtë sfidë për shkak të pandemisë COVID-19.


Shteti gjerman nuk lejon hyrjet nga Britania e Madhe dhe për këtë arsyeje UEFA është detyruar ta ndryshojë vendin e ndeshjes.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Puskas Arena të Budapestit, njësoj si ajo mes RB Leipzig dhe Liverpool.

“UEFA mund të konfirmojë që ndeshja e parë e raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve midis Borussia Monchengladbach dhe Manchester City tani do të zhvillohet në Puskas Arena në Budapest”.

“Data e ndeshjes 24 shkurt 2021 dhe koha e fillimit 21: 00 do të mbetet e njëjtë.

“UEFA dëshiron të falënderojë Borussia Mönchengladbach dhe Manchester City për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të ngushtë, si dhe Federatën Hungareze të Futbollit për ndihmën e tyre dhe dakordësinë për të organizuar ndeshjen në fjalë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. /Telegrafi/