LAJMI I FUNDIT:

Ndryshohet aktakuza kundër Netanyahut

Ndryshohet aktakuza kundër Netanyahut

Prokurorët izraelitë lëshuan sot një aktakuzë të ndryshuar kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ata specifikuan akuzat në çështjen e korrupsionit në të cilin ai u akuzua se kërkoi nga një manjat i fuqishëm mediatik që të raportonte në mënyrë të favorshme për të në këmbim të shërbimeve të tij.


Netanyahu akuzohet për mashtrim, abuzim me besimin dhe ryshfet në tre raste, transmeton Telegrafi.

Një nga akuzat thotë se Netanyahu promovoi rregullore që sollën qindra miliona dollarë në kompaninë e telekomunikacionit Bezek, në këmbim të raportimit të favorshëm në faqen e internetit të gazetës popullore Walla të së njëjtës kompani, raporton abcnews.

Në përgjigje të një kërkese nga avokatët e Netanyahut për më shumë detaje, prokurorët izraelitë botuan një letër sot, duke deklaruar se kishte 315 raste kur faqja u kërkua të shkruante më pozitivisht për Netanyahu dhe familjen e tij, dhe se kryeministri vet ishte i përfshirë në 150 incidente të tilla.

Ndër të tjera u kërkua që t’i jepet më shumë hapësirë ose të nxirren në pah artikuj pozitivë rreth Netanyahut dhe familjes së tij, që titujt të ndryshohen dhe të kushtohet më pak vëmendje ose që historitë që nuk i mbështesin ato të hiqen.

Gjyqi i Netanyahut filloi vitin e kaluar dhe pritet të vazhdojë në shkurt gjersa ai mohoi të gjitha akuzat, duke pretenduar se është viktimë e një “gjueti shtrigash” të mbështetur nga media armiqësore, policia dhe prokurorët. /Telegrafi/