LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi në modelin e flokëve të Nicole Scherzinger që nxiti një mori reagimesh nga fansat

Ndryshimi në modelin e flokëve të Nicole Scherzinger që nxiti një mori reagimesh nga fansat
(Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Këngëtarja amerikane, Nicole Scherzinger, ditë më parë ka treguar në rrjetet sociale modelin e ri të flokëve dhe ka shkaktuar një ortek reagimesh.

Ajo vendosi t’i presë flokët dukshëm më të shkurtër. Në imazhet e shpërndara në Instagram kishte veshur një fustan të ngushtë që i vinte në pah dekoltenë, ndërsa dukjen e kompletoi me grim të theksuar dhe stoli.


Për të pasur një trup si Nicole Scherzinger – nga ushtrimet intensive deri te fleksibiliteti dhe qetësia
Lexo po ashtu Për të pasur një trup si Nicole Scherzinger – nga ushtrimet intensive deri te fleksibiliteti dhe qetësia
(Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Fansat janë shprehur me opinione të ndara për ndryshimin e saj:

“Nuk më pëlqen. Duket e moshuar”
“Më falni, por flokët e gjatë janë emblema jote”
“Dukesh si një ‘drag queen'”
“Nuk mund ta besoj sa të vrazhdë janë njerëzit”
“Ti nuk ke asnjë të metë”
“Bëre zgjedhje të shkëlqyer”


(Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Nicole njoftoi këtë verë se Thom Evans i propozoi asaj në Havai. Çifti filloi lidhjen në vitin 2019, ndërsa ishin njohur në xhirimet e spektaklit “The X Factor: Celebrity”.

Nicole Scherzinger me një kostum korse të pazakontë: Elegance në të bardhë
Lexo po ashtu Nicole Scherzinger me një kostum korse të pazakontë: Elegance në të bardhë

“Është një bekim të jesh në një marrëdhënie dashurie normale dhe të shëndetshme”, kishte deklaruar artistja vitin 2020 në një intervistë për revistën Extra. /Telegrafi/