LAJMI I FUNDIT:

Me ndryshimet në Kodin Penal, Llatas dhe Koçan mund të shpëtojnë nga dënimet

Me ndryshimet në Kodin Penal, Llatas dhe Koçan mund të shpëtojnë nga dënimet

Nëse Prokuroria Speciale Publike (PSP) bën rikualifikim të veprave penale, me ndryshimet në Kodin Penal hapet mundësia që lënda “Total”, në të cilën i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas pjesërisht të vjetërsohet.

Nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, thonë se tani mund të bëhet rikualifikim i veprës “Total”, e cila më shumë sipas aktakuzës lidhet me veprën “mashtrim tatimor”, se sa me “evazion fiskal”, për të cilën tani po akuzohet gazetari, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për veprën “mashtrim tatimor” parashihet burg prej 6 muajve deri tre vite, ndërsa për veprën “evazion fiskal” parashihet burg së paku prej 4 viteve.

Nëse rasti “Total” rikualifikohet në “mashtrim tatimor” kjo vepër për Llatasin do të vjetërsohet dhe ai nuk do të gjykohet.

Llatas në lëndën “Total” është i akuzuar për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 eurove përmes personave juridik “Total Marketing DOOEL”, “Total” dhe “Mediamaks”, si dhe 63.032 euro si person fizik.

Lënda e dytë e PSP-së për të cilën hapet mundësia të vjetërsohet është “Trust” kundër afaristëve Sead Koçan dhe Vasillije Avrioviq.

Edhe në këtë lëndë me ndryshime ligjore parashihet të ulen dënimet për keqpërdorimet gjatë shpalljeve publike. OJQ-të thonë se vjetërsia do të ndodhë në dy vjet.

Aktgjykimet për Koçanin dhe Avrioviqin për 6 dhe 3 vite burg, akoma nuk janë të plotfuqishme dhe nëse Gjykata e Apelit kthen lëndën për rigjykim, ekziston mundësia që ajo të vjetërsohet.

Ajo që nuk vjetërsohet në këtë lëndë është konfiskimi i pasurisë në vlerë prej 17 milionë eurove./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori