Mijëra zogj shtegtarë nuk kanë arritur të bëjnë vizitën e tyre vjetore në bregdetin perëndimor të Shqipërisë këtë dimër.

Reklama

Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike, peshkimi i tepërt dhe urbanizimin shihen si faktorë të mundshëm të largimit të zogjve.

Agence France Presse (AFP) thekson se numri i shpendëve të ujit të regjistruar në janar 2022 në ligatinat Divjakë-Karavasta, një vend dimërues i rëndësishëm në rang ndërkombëtar përgjatë fluturimit shtegtar evropian, ishte 25 për qind më i ulët se në këtë kohë të vitit të kaluar.

Shqipëria Perëndimore regjistroi rënie në Regjistrimin Ndërkombëtar të Shpendëve të ujit, një ngjarje treditore globale e përvitshme për të monitoruar modelet e shtegtimit të shpendëve të ujit në të gjithë botën.

Reklama

Parku Kombëtar në Divjakë-Karavasta

Disa lloje te shpendëve janë prekur nga rënia, sipas Taulant Binos nga Shoqëria Ornitologjike Shqiptare.

Reklama

“Zbuluam se në lagunat e Divjakë-Karavastasë mungojnë rreth 9 mijë zogj uji në krahasim me vitin e kaluar”, u shpreh Ardian Koçi, kreu i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku ndodhen ligatinat e mbrojtura.

Koçi shtoi gjithashtu se gjithsej 25 mijë zogj u numëruan në Divjakë-Karavasta, një nga ekosistemet ligatinore më të rëndësishme në Rajonit e Mesdheut, gjatë regjistrimit në 15-16 janar, krahasuar me 34,000 në numërimin e një viti më parë.

“Arsyet janë të shumta, por mbi të gjitha, është ngrohja globale ajo që ka ndërprerë stinët e migrimit dhe riprodhimit”, shpjegoi Koçi.

Reklama

Nexhip Hysolokaj, një ekspert rajonal i biodiversitetit, u shpreh se shkencëtarët në Shqipëri kanë gjurmuar një rënie të shpejtë të popullatave të shpendëve shtegtarë gjatë tre viteve të fundit.

Reklama

“Nëse nuk ka temperatura ekstreme në Evropën veriore, ata preferojnë të mos lëvizin, ose thjesht migrojnë në distanca më të shkurtra”, tha Mirjan Topi, autori i udhërrëfyesit të parë për shpendët e Shqipërisë.

Lagunat perëndimore janë gjithashtu të famshme për Flamingot e Mëdha dhe Pelikanët Dalmatë, të cilët kanë një gjerësi krahësh prej tre metrash që rivalizon albatrosin.

Por ekspertët thonë se cikli i mbarështimit të Pelikanit Dalmat ose siç njihet në Shqipëri, Pelikani Kaçurrel, po ndërpritet nga çrregullimet  e shpeshta të motit.

Reklama

Pelikani Dalmat/Parku Kombëtar në Divjakë-Karavasta

Në vitin 2021, pelikanët filluan të shumohen në fillim të janarit. Këtë vit, sezoni i foleve filloi në fund të janarit – një diferencë prej disa javësh – pas një dimri që filloi jashtëzakonisht vonë.

Reklama

Ndërkohë, peshkimi i paligjshëm ka varfëruar burimet jetike të ushqimit në lagunat e Shqipërisë dhe urbanizimi i shpejtë po kërcënon ekosistemet e brishta, veçanërisht në rrjetin e kënetave dhe dunave ranore përgjatë bregdetit Adriatik.

Për më tepër, aeroporti ndërkombëtar i Vlorës është vendosur të ndërtohet pranë kënetave të mbrojtura të rajonit Vjosa-Narta, në jug të Divjakë-Karavastasë.

Ky projekt prej 100 milionë euro pritet të ndikojë drejtpërdrejt tek kafshët e egra dhe është një kërcënim për speciet që shumohen, dimërojnë ose ndalojnë atje në rrugën e tyre për në Divjakë”, shtoi Topi. /Telegrafi/