Ndryshimet e ligjeve në Maqedoninë e Veriut, ndikojnë në rritjen e pasigurisë tek zbatuesit
Gjatë 12 viteve të kaluara Ligji për gjykatat dhe ai për Këshillin Gjyqësor kanë pësuar katër-pesë ndryshime (plotësime). Kjo ka reflektuar në rritjen e pasigurisë tek ata që e zbatojnë
Ndryshimi i shpeshtë i kornizës ligjore në Maqedoninë e Veriut, posaçërisht ai në sferën e gjyqësorit, ndikon që të shtohet pasiguria te palët që duhet zbatuar në praktikë. Ky është vlerësim i Nikolla Popovski, deputet nga radhët e OBRM-PDUKM-së, i cili në publikimin e raportit për gjyqësorin nga Instituti për politikë europiane, tha se vendit tonë nuk i nevojitet që Preibe apo dikush tjetër t’i tregojë se kemi ligje të mira, por ato duhet vetëm të respektohen.
“Gjatë 12 viteve të kaluara Ligji për gjykatat dhe ai për Këshillin Gjyqësor kanë pësuar katër – pesë ndryshime (plotësime). Kjo ka reflektuar në rritjen e pasigurisë tek ata që e zbatojnë. Për këtë arsye ne duhet të kujdesimi që të miratojmë ligje kualitative, dhe jo vetëm të shtypim dhe publikojmë. Paramendoni, me një kompani nëse brenda një periudhe të caktuar rregullorja e punës pëson katër apo pesë ndryshime. Si do të ishte qasje e punëtorëve. Si do të vepronin ata”, tha Popovski, i cili para gazetarëve nuk deshi të flasë se kur pritet që OBRM-PDUKM-ja ta votoj ligjin e shumë pritur për Prokurorinë Publike.
Ai, mes tjerash shtoi se është kundër ndryshimit të kornizës ligjore nëse nuk e kërkon nevoja.
Ndaj kësaj vërejtje reagoi Bojan Maroviqi, këshilltar i kryeministrit për Çështje euro-integruese, i cili ia kujtoi deputetit Popovski, se gjatë periudhës sa ata ishin në pushtet, kanë miratuar edhe ligje kualitative, një pjesë e të cilës kanë filluar të zbatohen në praktikë.
“Miratimi i Ligjit për Këshillin Gjyqësor është një e arritur e madhe. Me dispozitat e reja ku Këshill disponon me kritere të qarta për zgjedhjen e gjykatësve. Mos ta harrojmë Ligjin për anti-korrupsion. Sot kemi një Komision të tillë i cili ka ngritur lëndë dhe procedura duke filluar nga shefi i Qeverisë e deri te kryetari i opozitës. Ky institucion gjatë pesë viteve të kaluar fare nuk përmendej. Ndërkohë, në periudhën që vijon na pret një reformë intensive në administratën publike”, tha Maroviq.
Kundër ndryshimit të shpeshtë të kornizës ligjore u shpreh edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Megjithatë, për dallim nga kolegu i tij i opozitës, ajo theksoi se gjatë periudhës së kaluar ndryshimi i ligjeve është bërë në koordinim me një institucion të pavarur të BE-së, siç është rasti me Komisionin e Venecias.
“Komisioni i Venecias pushteti të kaluar dy herë radhazi i ka dhënë rekomandime se si duhet të rregullohet Ligji për gjykata, ai për Këshillin Gjyqësor e kështu me radhë dhe vazhdimisht janë gjetur arsye sepse korniza ligjore nuk duhet të rregullohet në atë mënyrë. Tashmë, për herë të parë nga ana e tyre në letër të shkruar, na u tha se gjithçka çka është rekomanduar, ne e kemi realizuar (zbatuar). Ne duhet të jemi të kënaqur që kemi arritur një standard europian i cili është dhënë nga një organ i pavarur. Pas këtyre miratimeve vijon zbatimi i tyre që më së paku varët nga Ministria e Drejtësisë, sidomos për ligjet në sferën e gjyqësorit”, tha ministrja Deskoska.
Ndryshe, ajo shtoi se nuk ka asnjë lëvizje drejtë arritjes së dy të tretave të votave për miratimin e Ligjit për prokurorinë publike, në kuadër të të cilit pritet të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike./Koha/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre