Ndryshime të mëdha në ceremoninë e çmimeve Oscar

Më 24 shkurt të vitit të ardhshëm do të mbahet ceremonia e re e ndarjes së çmimeve Oscar.
Organizatorët kanë sjell edhe risi sa i përket kategorive të filmave, ku një çmim i veçantë do t’i jepet filmit më popullor.
Ishte vetë “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” që e njoftoi këtë kategori të re, pas rizgjedhjes së presidentit John Bailey.
Gjithashtu kohëzgjatja e ceremonisë më nuk do të jetë e pakufishme, por e gjithë ngjarja nuk do të zgjas së bashku me ndërprerjet e reklamave – tre orë.
E gjithë kjo pasi që edicioni i fundit i 90-të zgjati pak më tepër se katër orë dhe ishte ndër më pak të ndjekurit e të gjitha kohërave, me 26.5 milionë spektatorë, një rënie prej 19 për qind.
“Po angazhohemi që të realizojmë një show që do të zgjasë rreth 3 orë, duke e bërë “Oscar" sa më të qasshëm për spektatorët e të gjithë botës. Për të nderuar 24 kategoritë, çmimet do të prezantohen edhe gjatë hapësirave reklamuese, të cilat më pas do të transmetohen për publikun gjatë vijimësisë së spektaklit”, shkruan në deklaratën e organizatorëve. /Telegrafi/






















































