LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime të lehta në Porsche 718 Boxter T dhe Cayman T të reja

Ndryshime të lehta në Porsche 718 Boxter T dhe Cayman T të reja

Gjithë fokusi te ndryshimet e reja, është i vendosur te lehtësirat e shoferit

Vitin e kaluar, Porsche i prezantoi modelet  Boxter T dhe Cayman T, si pjesë e grupit 718, ndërsa tani janë bërë të ditura disa detaje të modelit të ri që vjen vitin e ardhshëm, me ndryshime të lehta, transmeton Telegrafi.


Në krahasim me modelet e tanishme, versionet e reja e kanë të integruar sistemin PASM Sport Suspension, që i japë më shumë lehtësira shoferit, ndërsa rritë përformancën e makinës, duke e bërë më të shkathtë. Derisa, platforma është ulur për afro dy centimetra.

Diferenciali mekanik me rrëshqitje të kufizuar dhe rrotat 20 inç të Carrera S të përfunduara në Titanium Grey, janë standarde në të dy makinat.

Megjithëse janë krijuar që të japin sa më shumë kënaqësi gjatë vozitjes, vazhdojnë të kenë motorët e njëjtë me 2.0 litra që prodhojnë nga 300 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, këto Porsche mund ta arrijnë për 4.5 sekonda.

Të interesuarit për Porsche 718 Cayman T, duhet të paguajnë duke filluar nga 59,900 euro, derisa çmimi i Boxter T fillon nga 61,800 euro. /Telegrafi/