LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në stilin e Porsche Panamera

Ndryshime në stilin e Porsche Panamera

Megjithatë, do t’i ruajë linjat e rrumbullakosura të Porsche

Janë bërë dy vjet, që kur është lansuar Panamera e re, me ndryshime të dukshme dhe në dukje, në krahasim me modelin që është prezantuar në fillim, transmeton Telegrafi.


Kjo nuk i ka mjaftuar kompanisë gjermane, që ky model nuk ka arritur të jetë një sedan i përkryer, andaj është duke punuar për ta përmirësuar në vazhdimësi.

Derisa ishte në treg, kishte rivalitet të fuqishëm nga Mercedes AMG GT dhe Audi A7, ndërsa tani është duke punuar që të mposhtë këtë konkurrencë. Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë Porsche Panamera teksa testohej dhe besojnë se do të ketë ndryshime në stil.

Shtresat e kamuflazhit dhe dritat e rrejshme LED, pamundësojnë të shihet se çfarë linja do të ketë, mirëpo këto nuk pritet të jenë më ndryshe se linjat e rrumbullakosura që i ka krijuar kjo kompani deri më tani.

Por, nuk ka informata, se kur mund të shfaqet Porsche Panamera e re në treg, meqë modeli aktual është ende në formë të mirë. /Telegrafi/