LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, zyrtarët me aktakuza do të suspendohen

Ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, zyrtarët me aktakuza do të suspendohen

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur një konferencë për media me ç ‘rast ka prezantuar ndryshimet që vijnë përmes Projekt- Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit synohet lufta më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe siguria juridike dhe të drejtat e patjetërsueshme të qytetarëve përgjatë zhvillimit të procedurës penale.

Gjatë konferencës për media, Selimi përmendi aspektin përmbajtjesor dhe ndryshimet kryesore të Kodit të Procedurës Penale siç është edhe suspendimi nga puna të zyrtarëve publik, me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra penale të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.


“Qëllimi i këtij propozimi është që përmes suspendimit të këtyre zyrtarëve të parandalohet keqpërdorimi i mëtejshëm i autoritetit dhe mos t’u lihet mundësia të ndikohet në prova, element ky kyç për të siguruar ndjekje penale të suksesshme. Nenet e propozuara vlejnë për të gjithë personat zyrtarë të akuzuar për veprat penale të korrupsionit, duke mundësuar kështu trajtimin dhe qasjen uniforme ndaj tyre pa marrë parasysh funksionin ose detyrat që mund të ushtrojnë”, deklaroi Selimi.

Sipas tij, një pjesë tjetër e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale është edhe hetimi dhe gjykimi në mungesë për veprat penale të krimeve të luftës.

“Propozimi ka ardhur për shkak se ka shumë raste kur ka pasur vështirësi për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, me ç‘ rast të pandehurit i janë shmangur drejtësisë e sidomos për krimet më të rënda siç janë krimet e luftës. Përveç kësaj, mungesa e të pandehurit në gjykim ka shkaktuar edhe shpenzime të mëdha si dhe ka rezultuar pa një vendim final nga ana e gjykatës”, tha Selimi.

Selimi po ashtu tha se Projekt- Kodi rishikon në tërësi dispozitat për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale, duke i harmonizuar këto dispozita me Ligjin e ri për kompetencat e zgjeruara të konfiskimit të pasurisë.

“Vlerësojmë se përmes këtyre ndryshimeve do të rritet efikasiteti i organeve ligj-zbatuese në raport me konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale”, deklaroi Selimi.

Grupi i eksperteve të angazhuar në draftimin e kodit parasheh edhe dispozita, të natyrës përjashtuese të cilat mundësojnë mbajtjen e seancave gjyqësore virtuale, në rrethanat si kjo e shkaktuar nga pandemia COVID -19, gjithnjë duke u siguruar që të respektohen të drejtat dhe garancitë procedurale të palëve në procedurë.

Kodi i Procedurës Penale si dokument me rëndësi të veçantë, ishte miratuar nga legjislatura e kaluar, por për shkak të shpërndarjes së Kuvendit i njëjti i është kthyer Ministrisë së Drejtësisë.

Projekt- Kodi është hartuar dhe finalizuar nga Ministria e Drejtësisë së bashku me partnerët tanë strategjik, Ambasada e SHBA-së dhe Zyra e BE-së në Kosovës, si dhe me pjesëmarrje aktive të gjyqtarëve, prokurorëve, si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. /Telegrafi /

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori