Ndryshime kushtetuese apo marrëveshje ndërkombëtare si garanci për çështjen e emrit të Maqedonisë
Greqia edhe më tutje mbetet në qëndrimin për ndryshim të Kushtetutës në përpjekjet për zgjidhje të kontestit me emrin, përderisa pala e Maqedonisë kërkon respektim të praktikës ndërkombëtare.
Pala e Maqedonisë konsideron se çfarëdo lloj ndryshimi i Kushtetutës nuk nënkupton edhe garanci të përhershme për Greqinë.
“Çfarëdo lloj ndryshimi në sistemin juridik të Maqedonisë nuk do të thotë garanci e përhershme për Greqinë, sepse gjithçka që ndryshohet mund të kthehet mbrapa”, porositi dje kryeministri Zoran Zaev.
Kërkoi mbajtjen e praktikës ndërkombëtare – marrëveshje ndërkombëtare, ratifikim në Parlamentet, votim në KB, rezolutë në KB dhe konsideron se e tërë kjo është garancia më serioze për Greqinë.
“Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin në mënyrë që ta ruajmë dinjitetin e dy popujve, të dy vendeve dhe të dy kombeve dhe gjithsesi ruajtjen e asaj që do të thotë ndjenjë, e ai është identiteti. Identiteti është ndjenjë dhe për të nuk mund të negocioni, të bëni pazar. Unë besoj se në atë frymë, duke u udhëhequr me kujdes drejt partnerëve me të cilët negociojmë do të gjejmë zgjidhje”, tha Zaev.
Rekomandoi të hapet edhe Kushtetuta e Greqisë dhe të shohim se si ata kujdesen për grekët jashtë Greqisë.
“Unë jam i gatshëm, si ata kujdesen për grekët jashtë Greqisë, ashtu edhe ne të kemi kujdes për maqedonasit jashtë Maqedonisë, njejtë në mënyrë adekuate”, tha Zaev.
Qeveria greke mbetet në qëndrimin se nevojitet ndryshim i Kushtetutës.
E sigurt është se emri kushtetues duhet të ndryshojë në mënyrë që të vlejë kushti erga omnes”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Giannakopoulos gjatë pjesëmarrjes në emisionin debatues në televizionin shtetëror grek ERT.
“Për emër të përbërë erga omnes, për përdorim të përgjithshëm, në çdo rast parakushti është revizioni kushtetues, së paku lidhur me çështjen me emrin kushtetues. Sipas kësaj, çështja për ndryshim të Kushtetutës gjithsesi se hyn, së paku në këtë shkallë. Gjërat e tjera do të bisedohen edhe në nivel teknik për atë se sa mund të ekzistojnë interpretimet e Kushtetutës së vendit fqinj të cilat do të mund të karakterizohen si irredentiste, por kjo është çështje e lidhur me interpretimin. Është e sigurt se emri kushtetues duhet të ndryshohet në mënyrë që të mund të vlejë kushti erga omnes”, tha Dimitris Giannakopoulos.
Sqaroi se nevojiten ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse në të ardhmen “Gjykata Kushtetuese e vendit fqinj mund të vendosë se Zaev nuk ka pasur kompetenca për ta nënshkruar marrëveshjen konkrete”, kështu që për Athinën “e vetmja mënyrë për t’u zgjidhur çështja, së paku lidhur me emrin, është të ketë ndryshim përmes Kushtetutës”.
Sipas ish-shefes së diplomacisë greke, Dora Bakoyannis, ndërkaq, perspektivat për zgjidhje serioze të çështjes për emrin po pakësohen gjithnjë e më shumë.
Ajo në intervistën për radion “Real fm” thotë se Qeveria greke ka pasur mundësi të vërtetë që ta zgjidhë problemin, por me mënyrën në të cilën ka menaxhuar me çështjen, tani kjo çon drejt qorrsokakut.
“Dëshiroj të jem e qartë se mundësia do të mund të shfrytëzohej dhe do të kishim rezultat pozitiv, nëse do të kishim qeveri serioze. Në këtë moment kemi shumicë qeveritare në tre pjesë”, tha Bakoyannis.
Dimitris Giannakopoulos zbuloi se projekt marrëveshja ende është në fazë të përpunimit nga ana e Greqisë, ndërkaq për parashtrimin në Maqedoni, zyrtarisht do të kumtohet nga MPJ greke./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova