LAJMI I FUNDIT:

“Ndryshim i modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore me ose pa konsensus”

“Ndryshim i modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore me ose pa konsensus”

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon me idenë për ndryshim të modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore, që ishte edhe një nga premtimet zgjedhore të LSDM-së. Iniciativa për ndryshim të modelit zgjedhor, të cilën ai e mbështet dhe të cilën këto ditë e kanë shtyrë 15 deputetë nga partitë më të vogla parlamentare, në gjashtë muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill, megjithatë nuk ka mbështetje nga partneri në koalicionin qeveritar BDI, as nga OBRM-PDUKM-ja opozitare.

Kryeministri Zaev shfaqi shpresë se do të arrihet konsensus për ndryshim të Modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore, duke përsëritur se me këtë humbin partitë e madhe, do të humb edhe LSDM-ja, por do të mënjanohet mundësia për çfarëdo qoftë sjellje autoritare në të ardhmen.


Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të “Gramatika e gjuhës moderne rome”, theksoi se është mirë që në vend, çështje të këtilla të mëdha, si ndryshimi i Modelit zgjedhor, të miratohen me konsensus.

“Ne, megjithatë, nuk mundemi ndryshe, ne u kemi premtuar qytetarëve që në fushatë në vitin 2016 se jemi për një njësi zgjedhore. Kjo është pjesë e programit tonë zgjedhor, ndërsa ne nuk besojmë në to”, tha Zaev dhe shtoi se kjo përveç që do të jetë përfitim për partitë më të vogla, do të jetë përfitim edhe për të gjithë qytetarët.

Ai tha se konsideron se ka mbështetje për këto ndryshime.

“Mendoj se kam mbështetje, unë nuk jam iniciator kur them kështu. Partia më e madhe politike nga bashkësitë etnike me më pak numër është BDI-ja, mendoj se ka gjithsej 23 shqiptarë në Parlament, ndërsa BDI-ja ka 10 deputetë, ku janë komunitetet me numër më të vogël. A dakordohen do të shohim në votim, do të bëhet presion për atë për zgjedhjet e ardhshme”, tha Zaev, i cili beson që këto ndryshime do t’i tërheqin ata qytetarë, që nuk janë të interesuar për zgjedhje që ta testojnë modelin e ri zgjedhor.

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, megjithatë, paraprakisht këtë javë ka deklaruar se partitë politike kanë harmonizuar ndryshime të Kodit zgjedhor, ku nuk parashihet ndryshim i modelit zgjedhor.

“Ne mbetemi në përbërjen formale e cila diskuton ndryshime të Kodit zgjedhor edhe atë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë javës të gjithë kishim takim, edhe partitë politike, Organizatat joqeveritare dhe Organizatat ndërkombëtare dhe veçmë kemi harmonizuar tekst të propozim- ligjit që në vete përfshin të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR nga tre ciklet e fundit zgjedhore, ato presidenciale, zgjedhjet lokale dhe referendumin dhe në atë propozim nuk është diskutuar për modelin zgjedhor”, ka deklaruar Grubi.

Pesëmbëdhjetë deputetë të cilët vijnë nga partitë më të vogla si dhe deputetët e pavarur të cilët qëndrojnë pas iniciativës për ndryshim të modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore në vend të gjashtë aktuale, paralajmëruan se në një të afërme të shpejtë do të parashtrojnë ligj për ndryshime të Legjislacionit zgjedhor në të cilin do të implementohet kërkesa e tyre.

Nga Iniciativa propozojnë edhe lista të hapura që do të vendosen nga zgjedhjet e ardhshme lokale, si dhe përfaqësim i barabartë gjinor, gjegjësisht nga 50 për qind burra dhe gra.

Për ndryshim të Kodit zgjedhor është e nevojshme shumicë absolute nga 61 deputetë dhe “Shumicë të Badenterit”, gjegjësisht shumicë e pjesëtarëve të bashkësive.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori