Ndryshim i rëndësishëm nga BE-ja: Të gjitha veturat duhet të kenë të ndezura edhe dritat e pasme!

Automjetet e reja duhet të kenë të ndezura dritat ditore dhe dritat pozicionale edhe gjatë ditës.
Ndryshimi vlen për të gjitha modelet e reja të veturave që janë në prodhim nga data 22 shtator 2024.
Është interesante që ky ndryshim ka ndodhur në heshtje – Bashkimi Evropian nuk ka bërë ndonjë njoftim të veçantë për këtë.
Ky ndryshim do të thotë se veturat e reja do të kenë të ndezura dritat e pasme edhe gjatë ditës.
Rregullat e reja përcaktojnë që dritat e pasme duhet të jenë të ndezura kur ndriçimi ditor është midis 1000 dhe 7000 luksesh.
Në praktikë, kjo do të thotë se ato do të jenë pothuajse gjithmonë të ndezura, pasi 7000 luksa i korrespondon një dite me diell ose me re.
Nëse ndriçimi bie nën 1000 luksa, automjeti duhet të ketë tashmë të ndezura dritat e shkurtra.
Automjetet që janë homologuar (pra, kanë marrë miratimin e standardeve) para 22 shtatorit 2024, megjithatë, mund të vazhdojnë të qarkullojnë me dritat e pasme të fikura.
Por ka propozime që pas vitit 2027 të mos lejohet më shitja e makinave pa drita të pasme të ndezura, shkruan Vi Bilägare.
E gjithë kjo ka kuptim, sepse me dritat ditore të ndezura, pjesa e pasme e makinave zakonisht ka qenë e pa ndriçuar, gjë që mund të jetë veçanërisht e rrezikshme në disa situata trafiku. /Telegrafi/




















































