LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit vazhdon në nivele esktreme, qytetarët nuk i ndalin veturat (Video)

Ndotja e ajrit vazhdon në nivele esktreme, qytetarët nuk i ndalin veturat (Video)

Festën e ndërrimit të mot-moteve dhe ditët e para të vitit 2018 qytetarët e Shkupit i përjetuan me ajër të ndotur. Edhe përkundër nivelit të lartë të ndotjes së ajrit pjesa dërmuese e qytetarëve preferojnë të udhëtojnë me makinat e tyre duke lënë anash opsionin e transportit publik. Të njëjtin e përdorin më së shumti pensionistët dhe studentët.

“Po, unë shëtis me autobus. Familja ime përdor veturat

Shumë pak i përdorin autobusët, prapë dalin me vetura. Po unë e përdori autobusin, por sot kam dal me biçikletë, që të mos ndotet ajri ,dal me biçikletë por edhe autobusët i përdori.


Unë ec rregullisht me autobus, jam pensioniste.

Më shumë dalin me veturë se sa me autobusë. Unë ec me autobus, edhe në punë shkoj me autobus, ndërroj nga dy autobusë- deklaroi”,  shprehen qytetarët e intervistuar.

Qytetarët që përdorin rregullisht transportin publik thonë se masa që u miratua nga Qeveria për përdorim më të madh të autobusëve në ditët kur ajri është më i ndotur keqpërdoret nga qytetarët që janë pa detyrime, duke u shkaktuar turmë dhe probleme atyre që punojnë.

Me masën e re që e kanë miratuar për periudhën e ndotjes, nuk përdorin autobusët ata që punojnë, por ata që rrinë në shtëpi- thotë një tjetër qytetar

Nga data 27 dhjetor Qeveria kumtoi masat urgjente lidhur me ndotjen enorme të ajrit. Njoftuan se transporti publik do të jetë pa pagesë në ditët kur ajri i ndotur kalon nivelin e lejuar, por kjo masë zgjati vetëm një ditë. Nga Qyteti i Shkupit u vendos ndalimi i qarkullimit të makinave të mallrave, me qëllim që ajri të mos ndotet edhe më shumë, ndalesë kjo që do të vlejë deri më 31 mars të këtij viti.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori