Ndotja e ajrit në Tetovë, prej tani edhe si lojë për telefonin tuaj (Video)
Ndotja e ajrit në Tetovë është brengë e të gjithëve dhe për këtë ”ShroomApps” e ka punuar një aplikacion në formë të lojës ku ai që luan e ka si mision që të shpëtojë Tetovën dhe botën.
Protagonisti i lojës, Oxy, një djalë nga Tetova, humb të afërmit e tij ndaj ndotjes. Ai e dinte që bota kishte nevojë për një ndryshim, kështu që ai vendosi ta bëjë ndryshimin.
Projekti quhet ”Airpocalypo” dhe ideja është të bëhet si protestë kundër ndotjes së ajrit në Tetovë.
”ShroomApps” është një ekip që zhvillon video lojëra e bazuar në Tetovë, Maqedoni. Pasi që secili nga 4 themeluesit korrën sukses në profesionet e tyre, ata më në fund vendosën se janë të aftë për të sjellur në jetë video lojëra.Me Ermal Selimin dhe Drilon Rexhepin si programues, Liridon Rexhepin që kujdeset për efekte të zërit dhe muzikë dhe Besar Iljazin si animator dhe dizajner, loja e tyre e parë “Airpocalypto: The City of Smog” sapo u publikua dhe është në dispozicion në Google PlayStore pa pagesë, me synim që së shpejti të jetë në dispozicion edhe për iOS.
”Airpocalypto” është një lojë e krijuar për të ngritur ndërgjegjen dhe për të zvogëluar tolerancën ndaj ndotjes së ajrit.
”Loja përmban 2 skena: “Save Your City” ku personazhi Oxy kalon nëpër një fabrikë metalurgjike, kërcen mbi mbeturina dhe mbledh filtra në mënyrë që të shpëtojë qytetin e tij duke pastruar sa më shumë fabrika. Ndërsa skena tjetër është “Survival Mode” në të cilën karakteri Oxy vrapon përmes një qyteti apokaliptik dhe mbledh maska për t’i shpëtuar smogut, rrëshqet nën shenja të ndryshme dhe përballohet me shumë pengesa të tjera.
”Ndotja, vrasësi i heshtur, por, vdekjeprurës, një nga armiqtë më të rrezikshëm të njerëzimit. Ndotja e ajrit ka filluar të tërhjek vëmendjen e botës që në fillim të viteve 50-ta dhe që atëherë protesta, organizata, reklama dhe forma të tjeta kundërshtimi ndaj ndotjes së ambientit janë shfaqur, por, në fund ndotja ka fituar gjithësesi. Krijimi i kësaj loje ishte mënyra e tyre për të protestuar dhe për të ngritur vetëdijen e popullit kundër shkatërrimit të mjedisit tonë. Tetova, qyteti në të cilin ata jetojnë, u ndot aq shumë sa që u rendit si qyteti më i ndotur në botë. Faktet thonë që shkaktarët kryesorë janë djegiet e mbeturinave, transporti i mbingarkuar dhe mbi të gjitha fabrika masive metalurgjike që funksionojnë pa filtra.” thonë nga ”ShroomApps”./Telegrafi/
Lojën mund ta gjeni këtu: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.shroomapps.airpocalypto
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro
Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend