LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit, Fiti: Të zbatohet rregullativa ligjore (Video)

Ndotja e ajrit, Fiti: Të zbatohet rregullativa ligjore (Video)

Maqedonia ka rregullativë ligjore të shkëlqyer për tu ballafaquar me ndotjen e ajrit, tokës dhe ujërave, tha akademiku Taki Fiti në konferencën shkencore kushtuar ndotjes se ambientit jetësorë. Problem kryesor, shtoi ai është implementimi dhe zbatimi i të njëjtave. Ai theksoi shteti duhet të tregohet i rreptë me ndotësit dhe të respektojë shëndetin e qytetarëve.

“Maqedonia ka rregullativë ligjore të mirë mund të themi të shkëlqyer për ambientin jetësor. Kur i lexon ligjet, aktet nënligjore të gjithë janë sipas standardeve evropiane me qasje moderne por problemi në përgjithësi është implantimin, nuk zbatohen ligjet dhe kjo mund të shihet shumë qartë. Sipas kësaj, punë kryesorë është zbatimi dhe implementimi i ligjeve, nuk është e mjaftueshme të keni rregullativë të mirë nëse e njëjta nuk zbatohet”, u shpreh Taki Fiti.


Ana Petrovksa, nga Ministria e Ambientit Jetësor tha se kjo ministri vite me radhë analizon arsyet e ndotjes. Por kjo sipas saj tangon vetëm ministrinë por edhe aktorët tjerë në shoqëri.

“Ideja do të ishte që të fillohet me masa të cilat janë të thjeshta dhe të mund të zbatohen menjëherë, masa të cilat do të kenë ndikim të madh pozitiv në uljen e ndotjes se ajrit. Me aq sa di unë tani në proces e sipër është edhe adaptimi i Ligji për etiketat e automjeteve, të cilat do vlerësojë përfromancat ekologjike të një automjeti. Supozoj se kjo do të bëhet urgjent, dhe vetura që ndotin ajrin të shkyçen nga komunikacioni. Mendoj se janë filluar shumë aktiviteti për uljen e ndotjes se ajrit dhe duhet të presim pak që të shohim rezultatet”, theksoi Ana Petrovska, sekretare shtetërore nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Këto komente u bënë gjatë konferencës shkencore “Ndotja e qyteteve në Maqedoni: cilat janë zgjidhjet”, me çrastë Akademiku Vllado Matevski, theksoi se ndotësit duhet të paguajnë për ndotjen që bëjnë. Por përderisa shteti nuk detekton ndotësit, atëherë mbetet që këtë ta paguajnë qytetarët me shëndetin e tyre./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori